Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rrokulliset autobusi Nish-Prishtinë, 4 të lënduarit janë nga Dragashi


Rrokulliset autobusi Nish-Prishtinë, 4 të lënduarit janë nga Dragashi


Në autobusin e rrokullisur ndodheshin 18 pasagjerë dhe dy shoferë

autobusi

Katër pasagjerë janë lënduar sot në mëngjes, kur autobusi që qarkullonte në relacionin Nish-Prishtinë u rrokullis afër Kurshumlisë. Sipas raportimit të RTS-së, aksidenti ndodhi në orën 3 e 30 minuta, kurse shkak i rrokullisjes theksohet të jetë shpejtësia. Ky autobus u rrokullis afër lokalitetit Novo Sello jo larg Kurshumlisë, kurse katër pasagjerët e lënduar rëndë e lehtë ndodhen në përkujdesje në spitalin e Kurshumlisë dhe ata nuk e kanë jetën në rrezik.

Autobusi i kompanisë “Aroma Turs”, që mban vijën e rregullt Lins (Austri) – Dragash u rrokullis në një kthesë të madhe rrugore te Novo Sella. Mediet serbe japin inicialet e të lënduarve, që janë: R.C. (61), I.M. (31), F.K. (58), dhe Gj.D. (69). Theksohet se të gjithë të lënduarit janë nga Dragashi.

Në autobusin e rrokullisur ndodheshin 18 pasagjerë dhe dy shoferë

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Kurti: Qarqet qeveritare në vend të armikut shekullorë, synojnë ta gjejnë një armik tjetër

Categories

Archives