Wednesday, 26/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rriqra Hyalomma, rrezikon Malishevën dhe Suharekën

Rriqra Hyalomma, rrezikon Malishevën dhe Suharekën

rricra

Një ndër shkaktarët kryesor të etheve hemorragjike konsiderohet se është rriqra e njohur si Hyalomma. Kjo është konstatuar nga një hulumtim shkencor që është bërë gjatë dy vjetëve të fundit nga profesor Kurtesh Sherifi, njohës i mirë i parazitologjisë.

Sipas Sherifit, është konstatuar se banorët e komunës së Malishevës dhe asaj të Suharekës janë më të rrezikuarit nga “rriqra e fortë”, apo siç njihet në gjuhën shkencore Hyalomma. Në një intervistë për Radio Kosovën, Sherifi theksoi se përqindja më e lartë e kësaj familjeje të rriqrës është e pranishme në këto dy komuna.

“Në Komunën e Malishevës janë analizuar 242 mostra, ku 238 apo 98 për qind e tyre janë të tipit Hyalomma Marginatum. Rastin e njëjtë e kemi edhe në komunën e Suharekës, ku janë analizuar 161 mostra dhe prej tyre gjithashtu 98 për qind kanë rezultuar se i takojnë familjes Hyalomma Marginatum”, tha ai.

Sipas Sherifit, ndër faktorët kryesor që ndikojnë në përhapjen e kësaj gjinie të rriqrës në këto dy komuna janë edhe kushtet klimatike.

“Është vërtetuar se në vendet ku toka është e fragmentuar, parcela të vogla, një pjesë e tyre nuk janë të punuara, ku ka shkurre, pastaj kullosje të bagëtive… mund të rriten dhe të zhvillohet ky lloj i rriqrave. Gjithashtu, në shumëzimin e tyre rol të rëndësishëm luan edhe temperatura dhe lagështia”.

Sipas tij, ndërhyrja e institucioneve për të ndikuar në parandalimin e këtij virusi është e vonshme.

Vetëm gjatë këtij viti, si pasojë e pickimit të rriqrave kanë vdekur tetë persona, kurse edhe pesë pacientë të tjerë janë të shtrirë në QKUK, në pritje nëse janë të infektuar me Krime Kongo. /Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ku mund të bëj rukje ? (Këndim Kurani për sëmundjet shpirtërore si mess’,mësysh,hased apo sihër;me fry)

Categories

Archives