Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rreth alkoolit


Rreth alkoolit


Kurani Famëmadh e ndalon pirjen e alkoolit në ajetet vijuese:

“O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni!”

Qeniet njerëzore në trurin e tyre posedojnë një qendër penguese, e cila nuk i lejon ata të logjikojnë. Ky sistem, i cili gjendet në tru, e pengon njeriun që të veprojë gjëra për të cilat ai i konsideron si të gabuara. Për shembull, njeriu nga natyrshmëria e tij nuk përdor gjuhë fyese kur t’i drejtohet prindërve apo të moshuarve (pleqve). Po ashtu edhe nëse ai ka për t’iu përgjigjur thirrjes së natyrës (për kryerjen e nevojës fiziologjike), qendra penguese në tru do ta pengojë atë që këtë mos ta bëjë në prani të njerëzve. Prandaj, për këtë, atij i duhet të përdorë tualetin (banjon). Kur njeriu konsumon alkool, qendra penguese është e penguar vetvetiu. Kjo është pikërisht arsyeja që njeriun e dehur shpesh e gjejmë të llastuar dhe duke bërë sjellje të cilat aspak nuk i përkasin njeriut.
Shembull tjetër kemi po ashtu personin e dehur, të cilin e gjejmë tek përdor fjalë të pista dhe të fëlliqura, ç’është me e keqja, ai fare nuk e vëren veten madje edhe kur i përdor këto pisllëqe ndaj prindërve të tij. Shumë prej pijanecëve urinojnë në rrobat e tyre, ata jo vetëm që nuk din të flasin por nuk dinë as të ecin si duhet. Ata madje edhe sillen shumë keq.

I Dërguari i fundit, Muhamedi alejhi selam ka thënë:
a. Në Sunenin e Ibni Maxhes, Vëllimi 3, Libri i Dehjes, Kapitulli 30, Hadithi numër 3371, thotë: “Alkooli është nëna e të gjitha të këqijave.”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mënyrë e thjeshtë për largimin e dhimbjeve – duke masazhuar duart
Tags:

Categories

Archives