Wednesday, 22/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rrepa e bardhë dhe dobitë e sajë

Rrepa e bardhë dhe dobitë e sajë

241-640x320Rrepa e bardhë është një bimë e pasur me shumë përbërës të shëndetshëm për njeriun, si minerale dhe vitamina. Studimet kanë treguar se konsumimi i saj sjell një varg dobish për shëndetin, katër prej të cilave i kemi sjellë në shpjegimin në vazhdim.

Lufton plakjen e lëkurës
Rrepa e bardhë është e pasur me vitamina, përfshirë vitaminat A dhe C. Që të dyja këto vitamina kanë një sërë dobish shëndetësore, përfshirë parandalimin e plakjes së lëkurës si dhe parandalimin e shfaqjes së të njollave në lëkurë. Ajo ndihmon edhe në luftimin e kancerit dhe parandalon arteriosklerozën.

Përmirëson oreksin
Rrepa e bardhë përmban vaj mustarde, niseshte dhe fibra të papërpunuara, të cilat mund të shtojnë oreksin, të nxitin procesin e tretjes në stomak e zorrë dhe të pushojnë kollën.

Pastron zorrët
Përmban shumë fibra dietike, veçanërisht fibra bimore, të cilat mund të nxitin punën e stomakut dhe të zorrëve, duke evituar kapsllëkun dhe nxitur metabolizimin. Si rrjedhojë e pastrimit të zorrëve rregullohet lëkura dhe zhduken puçrrat në fytyrë.

Ndihmon në parandalimin e kancerit
Rrepa e bardhë përmban substanca që luftojnë kancerin. Enzimat e ndryshme tek kjo bimë luajnë edhe rolin e parandalimit të kancerit.

Categories

Archives