Monday, 23/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rregullat në raport me sprovat



Rregullat në raport me sprovat

Rregullat në raport me sprovat:

Rr.1
Ti nuk je i vetëm me sprova.

Rr.2
Nuk cakton Allahu diçka vetem se ka urtesi në të.

Rr.3
Ai i cili e sjell hajrin dhe të mbron nga sherri është Allahu, ateherë mos e lidh zemrën me dike tjeter përveç Tij.

Rr.4
Ajo që të ka goditur, ka pasur për të ndodhë, kurse ajo që nuk të ka goditur nuk ka pasur për të ndodhë).

Rr.5
Kuptoje realitetin e dunjasë ke për tu qetësuar.





Rr.6
Ke mendim të mir për Allahun.

Rr.7
Atë që ka zgjedhur Allahu për ty është më e mir se zgjedhja jote për vetën tënde.

Rr.8
Sa me shumë që të shtohet veshtirësia afrohet rrugëdalja.

Rr.9
Mos mendo se si do të vije zgjidhja, nga shkaku se nëse Allahu don për ty rrugëdalje i dërgon sebebet në atë menyrë, që ty as mendja nuk të shkon.

Rr.10
Ty të takon ti lutesh Atij i Cili i posedon çelsat e shpëtimit dhe zgjidhjes së problemeve.





Categories

Archives