Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rregullat lidhur me ëndrrat e këqija

Rregullat lidhur me ëndrrat e këqija

enderra te keqija
Rregulli i parë: Të pështyjë (fryejë) tre herë në të majtë.

Kjo e largon shejtanin, sepse ëndrrat e këqija janë prej tij.

Rregulli i dytë: Të kërkojë mbrojtjen e Allahut të Madhërishëm nga shejtani i mallkuar tri herë.

Ëndrra e keqe është prej shejtanit dhe forma më e mirë e kërkimit të mbrojtjes së Allahut të Madhërishëm, është të thuhet: ”Eudhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim”.

Rregulli i tretë: Të kthehemi në anën tjetër të krahut pasi të jemi zgjuar nga gjumi.

Është mirë që besimtari, i cili sheh ëndërr të keqe të mos bie në të njëjtin krahë që ka qenë më parë, por të shtrihet në krahun tjetër. Kjo ndoshta e largon shejtanin.

Rregulli i katërt: Të kërkojë prej Allahut të mirën e saj dhe të kërkojë mbrojtjen e Tij nga e keqja e saj.

Ëndrra e keqe mund ta reflektojë të keqen, por brenda ta fshehë të mirën. I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ”Kur dikush prej jush sheh ëndërr të keqe, le të pështyjë në të majtë tri herë, le ta ndërrojë anën në të cilën ishte shtrirë dhe le të kërkojë nga Allahu të mirën e saj dhe le të kërkojë mbrojtjen e Allahut nga e keqja e saj.”1

Rregulli i pestë: Të ngritet t’i falë dy rekate namaz.

Falja e dy rekateve namaz e largon shejtanin dhe shënon mbështetjen e fortë të besimtarit në Allahun e Madhërishëm. I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, në një hadith ka thënë: ”Ëndrrat janë tri llojësh: ëndrra e bukur, që është përgëzim prej Allahut, ëndrra dëshpëruese (brengosëse), që është prej shejtanit dhe ëndrra që vetë njeriu i shpikë.
Ai që sheh ëndërr të keqe, le të ngritet dhe të falet dhe të mos u tregojë njerëzve.”2

Rregulli i gjashtë: Të mos e interpretojë.

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, e ka ndaluar interpretimin e ëndrrave të këqija. Për fat të keq ka shumë njerëz që këmbëngulin në interpretimin e ëndrrave të këqija, i vishen kësaj pune dhe pa frikë e bëjnë një gjë të tillë, duke i interpretuar keq dhe me pasoja të dëmshme.
Besimtari musliman nuk duhet të hyjë në këto punë dhe duhet të ruhet nga kundërshtimi i sunetit të të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kur dikush nga ju martohet, le të thotë:

Rregulli i shtatë: Të mos ia tregojë askujt atë.

Ëndrra e keqe nuk duhet t’u tregohet të tjerëve, sepse mund të ndodhë që dikush ta marrë guximin e ta interpretojë gabimisht ose ta dëshpërojë atë që e ka parë ëndrrën.

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ”Ëndrra e mirë – në një rivajet tjetër: ëndrra e bukur, është prej Allahut, ndërsa ëndërrimi i keq është prej shejtanit. Prandaj, ai që sheh në ëndërr diçka që nuk i pëlqen, le të fryjë tri herë në të majtë, dhe le të kërkojë mbrojtjen e Allahut nga shejtani dhe nuk do t’i bëjë dëm asgjë.”

Ai, salallahu alejhi ue selem, gjithashtu ka thënë: ”Kur dikush prej jush sheh ëndërr të keqe, le të pështyjë në të majtë tri herë, le ta ndërrojë anën në të cilën ishte shtrirë dhe le të kërkojë nga Allahu të mirën e saj dhe le të kërkojë mbrojtjen e Allahut nga e keqja e saj.”3

Hadithet në fjalë nënkuptojnë ndalesën e tregimit të ëndrrave të këqija, siç nënkuptojnë atë se duhet vetëm të pështyjmë në të majtë tri herë, ta ndërrojmë anën në të cilën kemi qenë të shtrirë, të kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga dëmi i saj dhe të kërkojmë prej Tij dobinë e saj, t’i falim dy rekate namaz, të mos e interpretojmë atë, të mos i tregojmë askujt për të, etj.
Janë këto gjëra që duhet t’i kemi parasysh atëherë kur shohim ëndrra të këqija. Nuk ka dyshim se njeriu shpërblehet për këto gjëra, siç mbetet i mbrojtur nga dëmi i tyre.

Sot shumë njerëz janë që nuk i përmbahen këtyre rregullave, prandaj edhe janë duke i vuajtur pasojat e dhembshme dhe të hidhura.

Categories

Archives