Friday, 25/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rregullat e diagnozës mjekësore dhe trajtimi

Rregullat e diagnozës mjekësore dhe trajtimi

mjekesia
Mjeku me përvojë dhe inteligjent i ndjek 12 rregulla në diagnostikimin dhe shërimin e pacientëve, dhe me atë rast:
– e përcakton dhe e klasifikon llojin e sëmundjes;
– hulumton etiologjinë e sëmundjes, prejardhjen e saj dhe shkaktarin;
– hulumton konstituimin trupor, gjendjen momentale të pacientit dhe cilësitë e tij të fuqisë dhe të dobësisë. Nëse gjendja e pacientit është e tillë që mund të luftojë me sëmundjen, mjeku do të duhej të përmbahej dhe ose mos t’i japë ilaçe, ose ta shtyjë dhënien e ilaçeve;
– hulumton ekuilibrin e sekrecioneve të trupit;
– identifikon gjendjen e prishjes së sekrecioneve të trupit;
– shqyrton moshën e pacientit;
– shqyrton shprehitë e tij;
– shqyrton stinën dhe kohën dhe cili trajtim do të mund të ishte më efikas;
– shqyrton atdheun e pacientit dhe llojin e tokës ku është rritur;
– shqyrton kushtet e jetesës dhe shkallën e ndotjes së ajrit në të cilin jeton pacienti;
– e përcakton më për së afërmi llojin e ilaçit fuqidhënës që mund ta pranojë organizmi i pacientit;
– përcakton fuqinë e ilaçit që do t’ia japë pacientit dhe dozën e nevojshme për ta mposhtur sëmundjen;
– qëllimi i mjekut nuk do të duhej të ishte kufizimi vetëm në mposhtjen e simptomave ose në izolimin e tyre, por, në vend të kësaj, do të duhej të koncentrohej në luftimin e sëmundjes në mënyrë që nuk do ta shpejtojë përkeqësimin ose efektet serioze plotësuese. Në një rast të tillë, eleminimi radikal i sëmundjes kërkon rënien shkallë-shkallë të intensitetit të saj, para se të marrë vendim nëse duhet të bëhet operacion ose të ndërmerret ndonjë lloj tjetër i trajtimit, siç është rasti në shembullin e zgjerimit të venave, përveç në raste tepër serioze;
– në situata të zakonshme mjeku duhet të shfrytëzojë patjetër mençurinë e vet në përshkrimin e trajtimit më të thjeshtë të mundshëm para se të marrë vendim t’ia rrisë fuqinë e tij. Për shembull, mjeku do të duhej të ishte i kënaqur të fillojë me përcaktimin e sëmundjes, ekuilibrimin e shujtave të pacientit para shërimit të tij me shtojca dietale dhe ai do të duhej t’i jepte ilaçe të thjeshta para se të përcaktonte ilaçe më komplekse etj.;
– mjeku duhet ta studiojë sëmundjen dhe të vendosë kur do të mund të shërohej ajo, e kur jo. Për sëmundjen kronike, ilaçi i mjekut duhet të jetë i kufizuar në reduktimin e dhembjes dhe të vuajtjeve, kur është e mundur të bëhet, në izolimin e sëmundjes, në kufizimin e dëmit nga ajo, kur mund të veprojë në këtë drejtim, dhe në zvogëlimin e mundësisë për përhapjen e saj tek të tjerët. Mjeku do të duhej gjithashtu të respektonte veten dhe profesionin dhe të mos ngutet me ndonjë trajtim të padobishëm për pak para;
– mjeku nuk do të duhej të provonte me purgacionin e substancave të tepruara ose të dezikuilibrimit të sekrecioneve të trupit para kohës për të ndërmarrë një veprim të tillë, por, në vend të kësaj, ai duhet patjetër të presë përgatitjen e plotë para se të ndërmarrë purgacionin;
– mjeku gjithashtu duhet t’i njohë shumë sëmundje të ndryshme të zemrës dhe të shpirtit, urtësinë që të merret me to dhe me trajtimin e tyre efikas. Pasja e një diturie të tillë luan rolin kryesor në procesin e shërimit, aq më tepër në ballafaqimin me stresin emocional si pasojë e sëmundjes. Një mjek i tillë është mjek (hakim) i plotë. Sa i përket praktikuesve, të cilëve u mungon dituria e një specialisti të tillë, edhe kur ai e ka caktuar drejt diagnozën e sëmundjes dhe i ka dhënë antidotët përkatës, megjithatë ai do ta shërojë vetëm gjysmën e sëmundjes. Në të vërtetë mjeku i plotë (tabib kjamil) duhet të pyes për gjendjen e vërtetë të zemrës së pacientit, normën morale, devotshmërinë, besimin, përkushtimin, falënderimin, durimin, caqet shpirtërore, prirjet për botën kalimtare, dashurinë dhe dëshirën për ta takuar Zotin e vet, përndryshe ai nuk është mjek i vërtetë, por është një praktikues jo i plotë i profesioni mjekësor (tabib kasir). Më tej, ilaçet më të mira për sëmundjet e njeriut qëndrojnë në përkujtimin e All-llahut të gjithëfuqishëm, veprave të mira, bamirësisë, lutjeve, shqiptimit të emrave të bukur të All-llahu (esma el-husna) dhe dhikri. Shqiptimet e tilla të emrave të All-llahut kanë një rëndësi të madhe në largimin e sëmundjeve para se të paraqiten ato, dhe me vullnetin e All-llahut, gjetjen e ilaçit për sëmundjen e dikujt. Në të vërtetë kënaqësia e një trupi të shëndoshë është më e mirë dhe më e madhe sesa përdorimi i ilaçeve më të mira natyrore, ndërsa e gjithë kjo varet prej prirjes psikologjike të individit, besimit dhe vullnetit për ta dëgjuar thirrjen e Krijuesit të tij;
– mjeku duhet të bashkëndiejë me pacientin dhe duhet ta shërojë me dashuri dhe duhet ta kuptojë gjendjen e tij;
– mjeku duhet të përdor patjetër ilaçe natyrore njësoj si ilaçet shpirtërore. Ai duhet ta shfrytëzojë inteligjencën e vet, teknikat psikologjike, aftësitë shpirtërore dhe ideologjike dhe të bindë pacientin mentalisht çka do të jetë e mirë për të, që do të bëjë që ai ta tejkalojë sëmundjen e vet. Në të vërtetë mjeku me përvojë do të shfrytëzojë metodën e lejueshme për ta ndihmuar shërimin e pacientit të tij dhe, në fund,
– mjeku duhet të ketë kujdes të madh në caqet e shërimit të pacientit, duke ndjekur gjashtë parakushtet themelore të profesionit të vet, siç janë: kultivimin e fuqisë momentale të pacientit; ndihmën që pacienti ta rifitojë sa më parë pjesën e humbur të mundësive të veta natyrore; eleminimin e shkaktarit të sëmundjes, kur mund të bëjë diçka të tillë; ndalimin e çfarëdo komplikimeve të tjera; në rast të rreziqeve të sforcuara, të zgjedhë rrezikun më të vogël në mënyrë që të shërohet më i madhi dhe kthimin kah drejtimi me më pak rrezik për t’u eleminuar mundësia e më të madhes. Këto gjashtë rregulla janë thelbi i shërimit të pacientit. Mjeku që nuk u përmbahet nuk është as mjek, kurse All-llahu e di më së miri.

Categories

Archives