Tuesday, 18/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rrathët e errëta poshtë syve nuk tregojnë vetëm lodhje, ato mund të jenë një shenjë paralajmëruese e këtyre problemeve serioze shëndetësore!



Rrathët e errëta poshtë syve nuk tregojnë vetëm lodhje, ato mund të jenë një shenjë paralajmëruese e këtyre problemeve serioze shëndetësore!

Rrathët e errëta poshte syve mund të shkaktohen nga më shumë arsye se sa lodhja.
Shfaqja e qeskave tuaja nën sy mund të thotë shumë për shëndetin tuaj.

Ne të gjithë e dimë se rrathet e errëta mund të shkaktohen nga mungesa e gjumit, por ekziston mundësia që ato të jenë një shenjë paralajmëruese e sëmundjeve të tjera.

1. Mbingarkesa e hundës

Duke pasur një hundë të bllokuar mund të shkaktojë fryrje te fytyres.
Frymëmarrja dobët shkakton enjtjen e enëve të gjakut, gjë që mund të shfaqet në ndryshime rreth zonës së syve.

2. Dehidratimi

Nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm gjatë ditës, efektet e dehidratimit mund të shfaqen në fytyrën tuaj. Kjo mund të tkurre qelizat e lëkurës, duke i bërë më të dukshme qarqet e errëta.





3. Alergjitë

Një simptomë e zakonshme e reaksioneve alergjike është kruarja e syve.
Nëse keni intoleranca te tjera, provoni marrjen e barnave antihistamine për të ulur këto efekte anësore.

/©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/