Sunday, 22/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Rrahje në Konsullatën e Kosovës në Berlin

Rrahje në Konsullatën e Kosovës në Berlin

Skandalet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk kanë të ndalur. Ato nuk po ndodhin vetëm kohëve të fundit, por që nga themelimi i misioneve diplomatike të Kosovës në botë.

rrahje

Këto skandale ndodhin jo vetëm për shkak të përvojës së mangët të diplomatëve ose përfaqësuesve diplomatikë të Kosovës, por edhe për shkak të emërimeve politike të motrave, kunatave, vajzave e familjareve të afërm të ministrave dhe të pushtetarëve të sotëm të Kosovës, shkruan ditorja Bota Sot.

Dihet se motra e deputetes Ganimete Musliu është me shërbim në Berlin, motra e bashkëshortes së ministrit Agim Çeku dhe motra e ministrit Memli Krasniqi po ashtu janë akomoduar në misione diplomatike: e para në Shqipëri e tjera në ndonjë mision tjetër të Kosovës.

Kjo ngjarje ka ndodhur në maj të vitit 2012 në ambientet e Konsullatës në Berlin, në prani të përfaqësuesve të tjerë diplomatikë të Ambasadës e të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Berlin.

Një burim i sigurt i gazetës Bota Sot (emri i njohur për këtë redaksi) ka treguar për rrahjen ndërmjet Fatmire Musliut (motrës së deputetes Ganimete Musliu) e Liridona Zeqirajt, në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Berlin, në prani të Islam Spahiut (këshilltar-ministër i Ambasadës në Berlin) Milazim Vllasaliut (atëkohë konsull në Berlin, e sot në konsullatën e Kosovës në Frankfurt) e Hamdi Reçicës (zv. konsull në Berlin).

“Ndërkohë që Liridona Zeqiraj ishte duke përpunuar dokumentet e një pale, nga Ambasada e cila atë kohe ndodhej në katin e gjashtë, zbret në Konsullatë e cila ndodhej në katin e tretë, Fatmire Musliu, dhe kërkon nga Liridona Zeqiraj që një i njohshëm i Fatmire Musliut të hyjë pa radhë dhe të marrë pasaportën.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Prodhimet e Serbisë më të pëlqyerat në Kosovë!

Liridona Zeqiraj kundërshton duke thënë që nuk i takon Fatmire Musliut të shpërndajë pasaporta pa dijen e konsullit. Grindja verbale eskalon në fyerje të rënda të ndërsjella rreth moralit dhe karakterit të kundërshtares: Konsulli Vllasaliu, i cili në zyrën e tij e dëgjon këtë grindje, ndërhyn për ta qetësuar situatën. Fatmire Musliu e humbet komplet kontrollin, i vërsulet Liridona Zeqirajt dhe fillon ta gjuajë në fytyrë me shuplaka dhe grushte dhe ta tërheqë për flokësh. Përleshja lë gjurmë të dukshme fizike te të dy diplomatet e Kosovës në Berlin.

Vetëm falë ndërhyrjes fizike të Hamdi Reçicës, i cili është i ri me moshë dhe i fortë, arrin të ndahen me force Fatmire Musliu dhe Liridona Zeqiraj”, thotë burimi i ditores Bota Sot. /Telegrafi/

Categories

Archives