Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rozmarina zgjeron enet e gjakut!


Rozmarina zgjeron enet e gjakut!


rozmarina vaj

Gjatë temperaturave të ulëta nën minus, njerëzit që kanë qarkullim të dobët periferik ankohen në dhimbje në gishtat e ngrirë të duarve dhe këmbëve, por edhe në veshë dhe hundë të ftohtë. Enët e vogla të gjakut ngushtohen shumë në motin e ftohtë, prandaj gishtat në duar dhe këmbë bëhen të ftohtë dhe dhembin por dhe ndryshojnë ngjyrën. Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, fillimisht kërkojeni ilaçin në shtëpi.

Nga lashtësia dihet që rozmarina është shumë më shumë se vetëm një mëlmesë dhe dekorim i mirë në shtëpi. Në mjekësinë popullore njihet edhe si bimë shumë shëruese duke iu falënderuar përbërësve si vaji eterik, rrëshira dhe tanina.

Rozmarina ndikon mirë në nerva dhe nxit qarkullimin duke iu falënderuar përbërësit të saj aromatik, kamforit. Vajin e kësaj bime përdoreni edhe për masazh të duarve dhe këmbëve të ftohura për t’i nxehur. Femrave shtatzëna u lejohet të pinë një filxhan çaj në ditë, ndërsa rozmarina nuk rekomandohet për ata që janë të sëmurë nga epilepsia ose tensioni i lartë i gjakut.

Këtë bimë shëruese mund ta rrisni në saksi në tarracë apo në dritaren e kuzhinës, por meqenëse pëlqen ngrohtësinë, gjatë dimrit gjithsesi futeni në shtëpi.

Për çaj përdoret gjethi i rozmarinës, i cili është përbërësi kryesor edhe i shumë preparateve në industrinë kozmetike dhe veçanërisht atyre që parandalojnë rënien e flokëve. Ekspertët theksojnë edhe që kjo bimë është aleate e fortë i qelizave të lëkurës në luftën kundër plakjes.

Miti për dekorin në jakë

Edhe sot e kësaj dite në shumë kultura të ftuarit në dasma mbajnë degëza të rozmarinës si zbukurim. Ky zakon sipas legjendës rrjedh nga mbretëresha hungareze Elizabeta, të cilën e ka shpëtuar kjo bimë. Kur në moshën 70-vjeçare kishte vendosur të martohej me mbretin suedez, ajo mezi kishte lëvizur. Dikush i kishte thënë të pijë çaj të rozmarinës dhe ka ndodhur mrekullia – mbretëresha përsëri ka lëvizur me lehtësi. Prandaj ka vendosur që të ftuarit në dasmën e saj të mbajnë degë të rozmarinës si dekor në xhaketë./Koha/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Bari mushkerive

Categories

Archives