Monday, 24/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rozmarina ruan trurin nga sëmundjet

Rozmarina ruan trurin nga sëmundjet

rozmarina truri

Mplakja, iktusi dhe sëmundja e alzaimerit. Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga një bashkëpunim i shkencëtarëve japonezë dhe atyre amerikanë, sipas të cilëve, meritat janë te një substancë: acidi karnosik.

Rezultate janë ilustruar në dy publikime të ndryshme në “Journal of neurochemistry” dhe “Nature reviews neuroscience”. Në modelet e kafshëve, grupi i shkencëtarëve i drejtuar nga Takumi Satoh, i “Iwate university” i Japonisë dhe Stuart Lipton i “Burnham Institute” në SHBA kanë gjetur se acidi karnosik, aktivizohet në prani të dëmtimit të radikaleve të lira, dhe mbetet inaktive nëse nuk është e nevojshme.

“Ky është pikërisht mekanizmi që kërkohet në një medikament: një substancë e re në gjendje të aktivizojë mbrojtjen dhe forcimin e vetë trupit. Në rastin e acidit që përmban rozmarina ka dhe një avantazh më tepër: është e sigurt dhe klinikisht e toleruar sepse ndodhet në një bimë natyrale, që njeriu konsumon prej qindra vjetësh”, thekson Lipton. Në fakt rozmarina njihet që nga Mesjeta për vetitë terapeutike të saj, në veçanti për veprimin e saj në sistemin nervor dhe antinause. Kjo ka qenë arsyeja që ajo ka hyrë si pjesë e mjekësisë tradicionale evropiane. Megjithatë deri më sot nuk njihej cili ishte mekanizmi kimik që ishte në bazë të veprimit të tij. Në këtë linjë, Satoh dhe Lipton kanë parë se rozmarina ka shfaqur efekte të mëdha terapeutike. “Zbulimi do të ndihmojë në mbrojtjen e trurit nga sëmundje si alzhaimerit dhe skleroza laterale amiotrofike. Madje, të ngadalësojë efektet e mplakjes natyrale”, shton Satoh./Tiranachat/.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Hithra një mundësi e mirë për të fituar energji

Categories

Archives