Monday, 27/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rozmarina bime mjekuese


Rozmarina bime mjekuese


rozmarina bime mjekuese
Rozmarina eshte shkurre e vogel, dekorative. Jep edhe vajin eterik qe perdoret ne industrine e aromave dhe ne perberjen e kolonjes.Gjethet e saj jane te vogla, njera pas tjetres, me viza dhe push.Kercelli nuk degezohet, eshte i drejte dhe i drunjte. Bima kultivohet, por gjendet edhe ne natyre, ne vende malore.

Rozmarina lulezon ne prill- qershor, arrin dhe ne 2m lartesi.Te vlefshme jane lulet e saj, te cilat mblidhen ne prill-maj si dhe gjethet qe mblidhen ne qershor-korrik.Jane antispazmatike, djersitese, diuritike, tretese te mira per stomakun, menstruacionsjellese, ndihmojne ne zhvillimin e flokeve, luftojne semundjen e sheqerit.

*Pergatitja:
Ziejme nje luge kafeje lulesh e gjethesh ne nje gote uji. Marrim dy filxhane ne dite. Pihen 1 – 2 gota te vogla ne dite. Rekomandohet lengu i zier ne dhimbjet e stomakut, ne shqetesimet e tretjes, ne kolitet, astme dhe ne semundjen e sheqerit.

*Perdorimi i jashtem:
Ne rrjepje, plage dhe ne renien e flokeve me larje.

Sot ne Evrope Rozmarina kultivohet per vajin eterik, kultivimi i saj eshte me te ardhura te mira dhe behet lehte me fare ose me dege./Prishtina/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Khulixhan - Alpinia Galanga

Categories

Archives