Saturday, 25/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Roli i televizionit në inxhinierinë sociale, programimin e parashikueshëm, krijimin e kulturës dhe shkatërrimin e fëmive dhe shoqnisë !!


Roli i televizionit në inxhinierinë sociale, programimin e parashikueshëm, krijimin e kulturës dhe shkatërrimin e fëmive dhe shoqnisë !!


televizioni

Tema, të cilat meritojnë të sqarohen ma hollësisht. Njana nga këto âsht edhe televizioni, i cili âsht thjeshtë nji mjet efikas për trushpërlamje dhe inxhinieri sociale.

Nji nga qëllimet ma të qarta dhe ma të theksueme që vije nga televizioni âsht ai i prishjes së familjes (tue i heq dhe shkatërrue kështu të gjithë damarët e saj). Shkoni dhe lexoni eugjenistat, vetëmoralistat, socialistat elitist, kolektivistat, fanatikët, siç janë Aldous Huxley, Julian Huxley, George Bernard Shaw, Bertrand Rusell, Charles Darwin, H.G. Wells dhe të tjerët për me e kuptue luftën ndaj “njësisë së familjes.” Televizioni âsht nji ndër mjetet ma efikase për realizimin e këtij inxhinieringu social të pritshëm. Ky artikull bazohet në fetwan numër 893 të Komisionit të Përhershëm për Hulumtim dhe Fetwa (i përbamë nga Shejh Abdullah el-Gudejen, Shejh Abdullah el-Meni, Shejh Abdur-Rezak el-Afifi), në lidhje me thirrjet e nji grupi nga njerëzimi që synojnë degradimin social dhe atë moral (e me këtë grup të njerëzve do të merremi, in shaa’Allah, në artikuj të veçantë).

“… Por, në fakt, ajo âsht nji thirrje për me lejue imoralitetin dhe
shthurjen, thirrje për rranim, shkaktim trazirash, përçamje n’shoqni, prishje të asaj që i mban kombet, asgjasim, shkatërrim dhe përmbysje të rendit ligjor, moraleve, korruptim dhe shkatërrim të civilizimit (kulturës)…”.

Para se të vazhdojmë, shpresojmë se si musliman tanima e ke kuptue se për çfarë shërben televizioni. E ke kuptue se ajo çfarë transmetohet në televizion âsht ma tepër propagandë, marketing, modifikim i kulturës dhe i vlerave, trushpërlamje. Ligjërisht rrjetet televizive nuk kanë kurrfarë obligimi ta tregojnë të vërtetën, sepse ato janë pronë private. E për atë çfarë ti sheh në televizion vendosin njerëz që kanë vlera, pak a shumë, të kundërta me tuajat. Nëse këtë e keni kuptue, atëherë, myzhde!, ju veç e dini se çka zihet aty, dhe informatat në vijim nuk kanë t’bajnë drejtpërdrejt me ty si musliman.

Nëse je musliman që ke televizor n’shpi, t’këshillojmë për hir të Allahut me e heqë qafësh atë, në mënyrë që fëmitë tu të mos bien pre e “edukimit televiziv.” Sepse me të ti jau shkatërron atyne jetët socialisht, moralisht dhe psiqikisht, tue mendue se po u dhuron “argëtim.” Sa për njoftim, nji numër i madh i jomuslimanëve të mirinformuem dhe të vetëdijshëm e dinë se nga televizioni vije degjenerimi dhe rrena e maskueme, i dinë rreziqet që televizioni jau sjellë atyne dhe fëmije, prandaj edhe po i flakin televizorët prej shpive të tyne. Tani t’ia hedhim nji sy asaj që quhet “programim i parashikueshëm”: Kur dëshironi të sillni ndryshim në nji shoqëni, ma së lehti âsht që audiencën e shënjestrueme ta familjarizoni tërthorazi me ndryshimin e dëshiruem.

Kjo bahet kryesisht nëpërmjet filmave, komedive televizive dhe muzikës. Me fjalë tjera, kjo bahet nën maskën e “argëtimit.” Nëpërmjet argëtimit, njerëzit i familjarizoni me një normë të caktueme shoqnore ose agjendë, e cila tanima âsht e thurun në përmbajtjen e argëtimit, dhe, pasi që kjo âsht argëtim, audienca e kapërdin atë në mënyrë subkoshiente. Kjo âsht nji teknikë mjaft e fuqishme përmes së cilës gjithçka mund të shndërrohet në normë shoqnore, si: tradhtia bashkëshortore, kurvnia, madje edhe incesti, plaçkitja, dhuna e kështu me radhë. Të gjitha këto mund t’bahen të arsyetueshme thjesht tue i prezantue ato me dinakëri në përmbajtje të programeve televizive dhe tue krijue personazhin e duhun televiziv.

Nëse mendon se je tue u “argëtue” nga kutia, atëherë gabim e ke. Ju jeni tue absorbue “inxhinieringun social” (devijimin e moraleve, atitudave, vlerave) të paketuem nën ambalazhin e argëtimit e i cili nuk âsht aq i padjallëzuem sa mund t’ju duket. Të gjitha të këqijat shoqnore dhe degradimet morale nuk pikojnë nga qielli, ato kanë nji qëllim, nji shkas, ato patjetër se burojnë nga diku. Sa i përket “krijimit të kulturës”: Kultura e njimendët përherë vije nga poshtë. Ajo gjithherë lind nga njerëzit në shoqni, mandej zgjanohet, përhapet dhe bahet zakon dhe rregull i pranueshëm, tue e mbajt kështu të bashkueme shoqnin brez mbas brezi për qindra, pse jo edhe mija vite. Në kohët moderne, krejt kultura âsht e krijueme artificialisht. Ajo imponohet prej naltë, pra, âsht nji kulturë false dhe e manipulueme. Historia tregon se, kultura e vërtetë (që i ka rranjët nga poshtë) i ka bashkue njerëzit dhe shoqnitë dhe vazhdon edhe ma tej t’i mbajë ata t’bashkuem.

Në shekullin e 20, kultura false e manipuluese, e cila vazhdon të imponohet nëpërmjet filmave, muzikës dhe telenovelave, shërben për me e shkatërrue shoqninë dhe familjen. Pra, kjo âsht ajo çfarë kuptojmë me termin “krijimi i kulturës.” Krijohet nji kulturë false dhe e manipuluese, e cila mandej eksportohet në tan botën, dhe nëpërmjet saj arrihen objektivat sociale. Me këtë prishen raportet familjare (bashkëshort-bashkëshorte,prind-fëmi), degradohen të gjitha moralet, promovohet kultura e dhunës, grykësisë, individualitetit, egoizmit, e kështu me radhë.

Pra, formimi i kulturës âsht tejet i fuqishëm dhe bartet përmes televizionit. Duhet të jemi patjetër syhapun rreth “programimit të parashikueshëm” dhe “krijimit të kulturës,” sepse këto ndodhen përreth nesh, janë realitete të rrejshme, përmes së cilave njësia e familjes tek popujt dhe shoqnitë pësojnë trushpërlamje, ban që fëmive t’iu injektohet nji kulturë, një perceptim dhe një mënyrë e t’menduemit, disa prej t’cilave do t’i sqarojmë ma tutje… Nji vështrim i shkurtë rreth rolit të televizionit në shkatërrimin e fëmive, familjes dhe shoqnisë Këtu do t’i përmendim disa nga aspektet ma kryesore:

– Seksualizimi i fëmive qysh nga vogjëlia e hershme:

Nji ndër rolet e televizionit âsht që fëmitë t’i shpie në kontakt me seksin nga mosha më e hershme e mundshme. Këta njerëz e dinë nga hulumtimet që i kanë ba me dekada se kontakti me seksin dhe aktivitetet seksuale që nga mosha e hershme çojnë në pamundësinë e krijimit dhe ruajtjes së marrëdhanjeve të gjata dhe kuptimplota familjare në moshat e mavonshme të jetës. Me fjalë tjera, kjo prish lidhjet e shnosha mes njerëzve. Kjo âsht arsyeja pse sot sheh rritje të seksualizimit të fëmive nëpërmjet programeve televizive, ku hyjnë edhe filmat vizatimor dhe muzika. Âsht dëshmue se mesazhet subliminale që mshefen mbas filmave vizatimor kanë për qëllim nxitjen e interesimit për seks.

Yjet muzikore qëllimisht përzgjidhen në mosha t’vogla, zbukurohen dhe përgatiten të bahen pop-yje me alamet famë, të cilët fëmitë (për nga natyra e tyne njerëzore) mandej i idolizojnë dhe i marrin ata për yrnek pasimi. Stilit të jetës së këtyne njerëzve i kushtohet nji randësi e veçantë në TV, kurse këta janë njerëz që i ndërrojnë çdo vit partnerët e tyne të jetës dhe kanë moral të degraduem. Kjo i ban pop-yjet shtytës ideal të agjendave elitiste, kurse çdo zhanër i ka “pop-yjet” e vet, të cilët janë thjesht pionë t’lojës që përçojnë nji normë të caktueme shoqnore. Ky kontakt i hershëm me seksin banë që, kur t’i kenë mbush 13 ose 14 vjet, apo edhe ma të ri, fëmitë të përjetojnë fizikisht dhe emocionalisht aso gjâna që në nji shoqni normale nji njeri i rritun nuk kishte me i përjetue deri në të katërdhjetat.

Kësisoj, tue qenë t’lodhun nga jeta qysh në vogjëli, këta fëmi përfundojnë në depresion, të mërzitun nga jeta, të çorientuem dhe të humbun, kurse e vetmja gjâ që i mban ata në jetë âsht kërkimi për kënaqje të epshit dhe qejfeve. Në shkolla, fëmive që nga mosha shtatë vjeçe (po, po, shtatë vjeçe!) u tregohen filma vizatimore me përmbajtje eksplicite seksuale si pjesë e “edukimit” të tyne “seksual.” Siç thamë ma herët, të gjitha hulumtimet tregojnë se aktivitetet dhe shthurjet seksuale në vogjëli pamundësojnë formimin e marrëdhanjeve të gjata familjare në moshat e mavonshme të jetës. – Prishja e dallimeve gjinore – pështjellimi i gjinive:
Nji nga mënyrat përmes së cilës manovrohet me fëmitë në rrafshin social âsht mjegullimi i vazhdueshëm i çashtjeve gjinore. Televizioni âsht thjesht nji nga mediumet përmes së cilit përhapen mjegullina të tilla. Moda, muzika, filmat, dhe instituti i mendimtarëve social, të cilët thurin politikat e vendit, janë shtysë të këtyne turbullinave.

Filmat vizatimor, serialet televizive për fëmi dhe filmat (të gjitha si pjesë e “argëtimit”) përdoren për me i mjegullue dallimet e dukshme gjinore mes mashkullit dhe femnës, dallime këto të cilat me shekuj kanë qenë prore të definueme tek të gjitha kulturat dhe civilizimet dhe të cilat funksiononin në harmoni dhe si ma së miri dhe kontribuonin në krijimin e marrëdhanjeve të gjata dhe kuptimplote shoqnore si dhe në krijimin e shoqnive stabile.

Fëmijtë e sotëm, mbas disa dekadash, do ta përbajnë shoqninë, pra, ata janë caku ideal për prishjen e lidhjeve t’shnosha familjare, të cilat janë njësi themelore prej të cilave burojnë moralet sociale. – Mbjellja e urrejtjes ndaj prindve ose pamvarësimi i plotë prej tyne: Ky âsht aspekti ma domethanës dhe ma kryesor në manovrimin social, ku televizioni shërben si mekanizëm i përhapjes së tij. Ajo që del nga shtëpitë e mëdha filmike dhe nga disa zhanre muzikore âsht e mbushun përplot tema që përbuzin prindët. Fëmitë që zhvillohen ma së miri dhe që janë ma stabil janë ata të cilët kanë kontakt të rregullt me njerëzit e moshave të ndryshme, pra, nuk janë të kopsitun në nji larvë, ku do t’zhvillonin perceptime gjysmake dhe të segmentarizueme të realitetit.

Këta fëmi kanë përherë tendenca të kapen mbas vlerave familjare dhe “litarit” që e mban të lidhun shoqninë. Përmes prishjes së kontakteve me prindët, ose me ma të vjetrit, si dhe këputjes së këtij “litari,” e të mos flasim për trushpërlamjen për me i pas zët prindët, shoqnia e hup kohezionin e saj mbas disa breznive dhe të rinjtë i shkëpusnin kontaktet me të vjetrit, andaj edhe çdo moral që këta të fundit e kishin pas nuk do të përcillej ma tek të rinjtë.

Filmat ma t’njohun vizatimor që kanë për shënjestër të vegjlit (filmat e Disney-t) që nga fillimi i shekullit 20 e tutje ecin n’përgjithësi simbas kësaj formule. Kjo âsht nji formulë shkencore e kurdisun sa s’ban ma mirë. Në shumicën e këtyne filmave vizatimor personazhi kryesor âsht përherë i ndamë prej familjes së tij/saj, dhe zakonisht merr rolin e jetimit. Pra, ndamja prej prindëve (kryesisht prej nanës) âsht nji tipar i spikatun në shum përmbajtje të ktyne transmetimeve. Nana shpeshëherë i paraqitet fëmiut si shejtan, mizore, ose mund të ketë dhe nji “njerkë shejtan.”

Pra, amësia nuk banë t’jetë aty. Këto karaktere zakonisht pësojnë nji tragjedi, apo nji incident tejet traumatik qysh në fillim si pasojë e humbjes së prindëve, apo e njanit prind, në nji mënyrë shum brutale dhe të neveritshme. Skenat montohen qëllimisht të duken tejet të pështira dhe traumatike. Kur fëmitë shohin skena të tilla, s’kanë se si të mos traumatizohen. Në këtë gjendje traumatike, emocionalisht të shqetësueme, lehtësohet bartja e vlerave dhe mesazheve nëpërmjet pjesës tjetër të mbetun të filmit apo
animacionit.

Fëmijtë fillojnë të identifikohen me personazhin
kryesor dhe në mënyrë subkoshiente i gjejnë vetët e tyne me karakterin e personazhit apo kontekstin e tij. Atëherë, çfarëdo që përjeton dhe nëpër çfarëdo që kalon personazhi absorbohet nga nëndija e fëmisë të traumatizuam, i cili âsht thjesht vetëm
nji teleshikues. Kjo âsht nji temë në vete, por ta themi zashëm
dhe qartë se, nëse mendon se këta filma vizatimor janë të padjallëzuem dhe të dizajnuem për fëmi, gaboheni keq. Këta
filma vizatimor bazohen në formula shkencore të farkëtueme mbas nji sërë eksperimentimesh dhe hulumtimesh.

– Krijimi i perceptimit të prindëve si “kriminel të supozuem” dhe
të rrezikshëm për fëmitë e tyne Kjo manifestohet nëpërmjet televizionit dhe mjeteve tjera. Abuzimet me fëmi ndodhin, ndonëse rrallëherë dhe janë raste t’izolueme. Prapëseprapë, rastet ma ekstreme shfrytëzohen si pjesë e ndryshimit të perceptimit dhe menaxhimit, çka ma pas çon në atë se t’gjithë prindët janë kriminel të supozuem dhe si të tillë paraqesin kërcënim serioz për fëmitë e tyne. Kjo bartet përmes komedive televizive dhe filmave, kurse minutazha e transmetimeve të tilla banë që të krijohet nji klimë e atillë kinse abuzimi i fëmive ndodh në çdo shpi, e kjo pastaj fëmive jau mbush kokat me dyshime ndaj prindëve të tyne. E shohim se, ajo që përmban abuzim, definohet në vija shum t’përgjithshme. Dhe televizioni përdoret për me i dredhue raportet e vërteta prind-fëmi (përmes filmave vizatimor, filmave dhe të tjerave) prej atyne të besueshmënisë, dashunisë, kujdesjes e kështu me radhë (e që dominojnë në shumicën e shpive) në ato të pabesueshmënisë, abuzimit, urrejtjes, etj (që imponohen si nji standard i supozuem).

Një shkrim tjetër i dobishëm  Qumështi i nënës,dhuratë e pakrahsueshme nga Allahu

– Familjarizim dhe njohje me magjinë dhe okultet (Hapja e rrugës drejt shejtanit dhe xhinëve) Ky artikull në vete âsht bukur i gjatë, mirëpo meriton të përmendet këtu. Edhe këtu, televizioni, sikurse edhe përallat, përdoren si mjete për ndryshimin e perceptimit të fëmive ndaj magjisë dhe okulteve. Këto të fundit trajtohen si lojë dhe argëtim, pra, shihen si diçka normale dhe pjesë e jetës. Nëse nuk i banë ato, atëherë ti je i mërzitshëm. Nëse nuk e lexon Harry Potter, keni probleme mentale dhe keni nji jetë bajate. Ky, pra, âsht nji lloj ndryshimi në perceptim që ka vazhdue me u zhvillue me dekada tue shfaq shtriga, magjistarë e falltarë, të vjetër apo të ri, në mënyrë specifike. Magjia âsht përdorim i shejtanëve për arritjen e qëllimeve, kurse shejtanët asnjiherë nuk iu binden njerëzve përderisa këta t’fundit nuk bajnë vepra të mosbesimit, femohimit, shpalljeve dhe profecive hyjnore.

Heqja e kësaj barriere dhe futja e fëmive në magji dhe okulte banë që ata t’jenë të hapun ndaj ndikimit të magjisë. Jo, nuk po dalim prej teme, por shumica e filmave dhe muzikës (që vijnë prej Hollywood-it, Disney-it dhe produksioneve muzikore) përmbajnë simbologji kabaliste, okultesh e magjish. Yshtjet e tyne i fusin në muzikë, kurse këtë na e vërtetojnë njerëz që dikur ishin autoritete të nalta në këtë industri. Për këtë do t’ flasim ma gjanësisht në artikuj tjerë.

– Nxitja për kokëtrashësi dhe reduktimi i inteligjencës Nji nga rolet ma të mëdha të televizionit âsht edhe reduktimi i inteligjencës, që nënkupton bllokimin e mundësisë për me mendue në mënyrë kritike, me shtrue pyetje dhe me ba vlerësime kritike dhe me përfitue njohuni objektive faktike. Nji nga arsyet që potencohet nga këta fanatikë elitist në librat e tyne âsht ajo se tani jetojmë në kohën post-industriale, kurse efikasiteti mahnitës, automatizimi dhe gjâna të ngjashme na kanë largue nga epoka industrialiste. Shumica e shkencave dhe ditunisë në të gjitha disiplinat janë rafinue dhe perfeksionue.

Shoqnia ma nuk ka nevojë për numër të madh të mendimtarëve, intelektualëve, apo njerëzve që mendojnë në mënyrë kritike. Krejt çka i duhet shoqnisë janë njerëz të menaxhueshëm të cilët mund të aftësohen (në shkencë dhe
industri) për me mendue dhe me punue sipas protokolleve dhe
rutinës të cilat tashma janë perfeksionue. Prandaj, inteligjenca dhe mënyra kritike e të menduemit nuk âsht ma e randësishme. Filmat, serialet televizive, muzika dhe filmat vizatimor janë mjete për arritjen e këtyn e qëllimeve. Nji gjâ të tillë e hasim edhe në arsimim, ku vërehet nji ndryshim prej mësimit të fakteve objektive në atë që ata e quajnë arsimim i bazuem në rezultatet e nxjerra, e që s’âsht gjâ tjetër pos alternim i atitudave, perceptimeve dhe moraleve, pra, inxhiniering social. Theks i veçantë i kushtohet “ndjenjave” dhe “qëndrimeve,” jo gjykimeve nëpërmjet fakteve objektive.
Ja ku i keni fjalët e njanit prej këtyne elitistave, komunistit vetëmoralist dhe fanatikut socialist Aldous Huxley, nga libri i tij “The Devils of Loudun” (1952), ku flet për muzikën dhe t’kënduemit: “Nëse kishin me iu ekspozue për nji kohë t’gjatë tamtameve dhe këndimit, çdo njani prej filozofëve tanë do
t’përfundonte me vallëzim t’shfrenuem dhe në ulërimë
egërsirash.
Mblidhe nji grup burrash e grash, ekspozoji ata ndaj muzikës me përforcues, dritave vezulluese, dhe për pak kohë ata do t’i shohësh po thuajse t‘zhveshun prej njerëzisë. Asnjiherë ma parë nji grusht njerëzish nuk kanë qenë në pozitë për me i ba budallenj, maniakë ose kriminel kaq shum njerëz.” Këtu ky flet për “filozofët,” që don të thotë njerëzit e shkolluem
dhe t’kuluturuem, e si âsht atëherë halli me njerëzit e rëndomtë dhe fëmitë?! Bombardimi konstant me çmenduni e shthurje, lirika budallenjsh, refrene, pompozitet dhe stërmadhim të personazheve të marrëzishme (në filma dhe animim) dhe t’gjitha pisllëqet e tjera të pakuptimta neutralizojnë mundësinë e fëmive për me mendue në mënyrë kritike. Në vend të kësaj, ata adoptojnë mënyra të t’menduemit, slogane e refrene që i degradojnë ata në asgja ma pak se idiotë. Para 50 ose 60 viteve, kur ky inxhiniering social ende nuk kishte prek n’masë t’madhe shoqninë, nëse fëmia do t’sillej në mënyrë të tillë, ai do të quhej “idiot,” dhe ishte normale që disa fëmij të konsideroheshin si “idiotë,” sepse atëbotë kishte norma, vlera dhe standarde. Sot, po me ato standarde, nëse prindit i thuhet se “ke nji fëmi idiot,” ai do të ndihej i ofenduem.

Sa i përket reduktimit të inteligjencës, vetëm shikoni provimet e 14-vjeçarëve në landët e anglishtes, historisë, ose matematikës të para 100 vjetëve (nëse keni mundësi t’i gjeni ato) dhe krahasoni ato me provimet e sotme. Nji 40-vjeçarë/e me diplomë fakulteti do t’vihej n’siklet për me iu dhanë përgjigje pyetjeve të tilla. Përmbledhje Mund t’i përmbledhim disa nga pikat ma kryesore të këtij lloji të programimit të fëmije. Këtu janë disa mesazhe kryesore që iu komunikohen fëmive me shtresëzime të ndryshme finesash nëpërmjet televizionit (muzikës, filmit, komedive televizive): Disa prej mesazheve kryesore që u jepen fëmive nëpërmjet Televizionit:

Aktivizohu dhe vetëdijesohu seksualisht qysh në moshë të vogël (tani ka mini-kondomë për 10-vjeçarët dhe inokulime për vajzat e vogla, në mënyrë që të mbrohen nga sëmundjet e transmetueshme. Po ashtu, ka “shërbime sociale” që të ndihmojnë me u sigurue se je tue krye “punën” qysh duhet). Nuk ekzistojnë dallime si “maskulinitet” dhe “feminitet,” të gjithë në esencë janë të njëjtë. Gjithashtu, marrëdhanjet mashkull me mashkull dhe femën me femën janë krejt natyrale. Preferenca bahet sipas individit. S’ka tabu. Kurse, kërkimi i kënaqësisë në çfarëdo mënyre âsht nji gjâ e mirë. Nuk ka cilësi të atilla që dikë e bajnë “mashkullor” e dikë “femnor.”

– Prindët e tu kanë me t’braktis, po edhe ashtu nuk ke nevojë për
ta. Vajzat e vogla nuk kanë nevojë për nana që ato t’i drejtojnë kah granimi. Djemtë s’kanë nevojë për baballarë të përgjegjshëm që ata të jenë yrnek pasimi për ta, mundesh shlirë
edhe pa ta. Ashtu-kështu, nuk mundesh me iu besue prindëve
tu të cilët munden me t’lëndue ose me t’abuzue.

-Magjia dhe okultet janë diçka normale, s’bajnë zarar, kurse marrja me to âsht argëtim. Të gjithë fëmitë duhet të marrin pjesë në to. Qëndrimet, opinionet, emocionet dhe ndjenjat janë ato që merren ma së shumti parasysh. Ti je nji fëmi i mirë, nëse je i epshëm dhe i ndërron shum shpejt mendimet dhe qëndrimet. T’menduemit kritik dhe ushtrimi i gjykimit mbi dhe mbas arritjes së fakteve objektive, kapja pas vlerave dhe veprimi simbas realiteteve konkrete janë vetëm për njerëz jo të
rëndomtë. Siç po e shihini, në tan këtë s’ka gjâ tjetër pos shkatërrimit të shoqnisë. E sheh së në të gjitha vendet e zhvillueme perëndimore ka ramje n’shoqni dhe reduktim të popullsisë, për shkak se shoqnia ka degradue, âsht prishë, dhe askush nuk ban ma fëmi në atë numër që do ta mbante popullsinë gjallë (nga popujt dhe racat vendase të Perëndimit).

Për temën e televizionit, inxhinieringut social dhe të ngjashmeve ka edhe shum çka të flitet, por këtu po e përmbyllim këtë artikull, në mënyrë që të mos krijojmë ndonji keqkuptim, por pa i lënë të papërmenduna edhe këto: Ka shumë programe dhe dokumentare të dobishme që mund t’shërbejnë si ndihmesë për arsimin, qofshin ato dituni që lidhen me Islamin (mësimi i Kur’anit, gjuhës arabe, etj) apo shkenca tjera si matematika, historia, etj. Ne nuk e refuzojmë përdorimin e mediave të inçizueme apo transmetimeve mediale në mënyrë të kontrolluese, ku do të mësoheshin fakte objektive (që do t’ishte në kundërshtim të formimit të atitudave dhe inxhinieringut social, të cilat sot janë qëllimi kryesor i televizioneve).

Dijetarët islam kanë aludue në këtë, siç âsht p.sh. shejh Albani (rahimehullah), i cili shprehej se 99% që transmetohet në televizion âsht degradim moral, gjynah dhe prostitucion. Prandaj, edhe hajri âsht i papërfillshëm. Ma tej, ai sqaron se, përbrenda kontekstit të nji shteti të drejtë musliman, âsht e mundun me sigurue përmbajtje vërtet të dobishme për me i edukue muslimanët (për dinin e tyne), domethanë, në këtë rast përdorimi i këtyne mjeteve do t’ishte krejt në rregull. Dijetarët tjerë si shejh Bin Baz (rahimehullah) kanë thanë se do t’ishte shum vështirë me e përdor televizionin vetëm për qëllime t’mira, pa pas aty diçka që âsht haram, për shkak se censurimi i haramit, i cili me t’madhe transmetohet në media, do t’ishte vështirë i arritshëm.
Kjo âsht nji shkencë e perfeksionume, këta njerëz e dinë shumë mirë se çka janë tue ba Ja disa fragmente nga nji artikull mbi atë që quhet Metodologjia Sabido, që âsht nji mënyrë e shkaktimit të ndryshimit social nëpërmjet personazheve të telenovelave, të cilët n’fillim paraqiten si të kundërt me ndryshimin e dëshiruem social, e pastaj këto personazhe pësojnë ndryshime përgjatë serive, derisa përfundimisht i përshtaten ndryshimit të synuem social.

“Metoda Sabido âsht nji metodologji për dizajnimin dhe prodhimin e dramave serike në radio dhe televizion, të cilat mund të bajnë për vete audiencen tue përçue kështu tek ta vlera pro-sociale…” Të gjithë filmat, serialet televizive, dramat, madje edhe muzika, janë thurë me kujdes t’veçantë, tue e pas gjithherë në mendje nji synim specifik. Ekzistojnë gjithashtu formula t’farkëtueme shkencërisht që përdoren për me realizue atituda dhe inxhiniering social. “Metoda Sabido, e emërtueme sipas nismëtarit të strategjisë së edukimit përmes argëtimit Miguel Sabido, bazohet në zhvillimin e personazhit dhe fabulës që i sjell audiencës nji gamë personazhesh të cilët përfitojnë zemrat e tyne – disa të mirë e disa jo aq t’mirë – tue e ndjek evoluimin dhe ndryshimin e tyne (personazheve)…

Ndryshimi âsht çelësi i metodologjisë Sabido. Personazhet e këtyne serive qysh në fillim shfaqin antitezë ndaj vlerave që atyne u mësohen, mirëpo, nëpërmjet ndërveprimit me personazhet tjerë, kthesave gjatë tregimit, e nganjiherë nëpërmjet intervenimit nga jashtë, e shohin vlerën e mesazhit që mshefet mbas programit…Ky, kuptohet, âsht nji mjet klasik letrar për rritjen e personazhit, porse Miguel Sabido e zhvilloi këtë proces hollësisht për televizion në mënyrën e cila do ta mundësonte prekjen e temave më të ndjeshme – seksin, abortin, planifikimin familjar, sidën – në nji mënyrë të pranueshme, madje edukative…

Artikullin që po e citojmë âsht shkrue prej perspektivës së paraqitjes së efekteve të kësaj metodologjie që përdoret në Meksikë mbi popullatën e saj, shkrim-leximin, etj. Qëllimi këtu âsht të nënvizojmë faktin se ekzistojnë formula të kurdisuna, që janë tejet efikase, për shkaktimin e ndryshimeve në perceptimin e vlerave, moraleve dhe sjelljeve, pra, popullata (e cila ulet dhe e shikon televizionin me orë të tana) bahet subjekt i këtyne manovrimeve. “Gjatë dekadës prej vitit 1977 deri më 1986, kur transmetoheshin
telenovelat meksikane, ky shtet pësoi ramje të popullsisë në 34 %. Si rezultat i kësaj, në maj të vitit 1986, Çmimi i Kombeve të Bashkueme për Popullsi (United Nations Population Prize) iu dhurua Meksikës si nji nga popullsitë ma t’shqueme e me historinë ma të suksesshme në botë”.

Ata promovonin “planifikimin familjar” nëpërmjet këtyne “telenovelave”, dhe këtë e shihnin si nji e arritun për Meksikën. Poenta këtu se, kur e vëren fuqinë mbrapa këtyne metodave, e sheh se sa lehtë âsht të gjitha opinioneve, atitudave, vlerave dhe moraleve të shoqnisë me iu dhanë çfarëdo kahje të dëshirueshme. Pra, po e sheh funksionimin e “programimit.” Kjo ishte diçka të cilën e dinin qysh para daljes së televizionit, tue fillue me radio transmetimet e deri te ekranet e mëdha televizive që më pas u futën në çdo shpi. Ky, pra, âsht qëllimi primar i përdorimit të televizionit, âsht nji “inxhiniering social nëpërmjet argëtimit” e nuk âsht vetëm nji argëtim i thjeshtë. Për fund, po jau sjellim nji citat të nji eksperti dhe konsulenti të mirënjohun për media, Hal Becker, i cili para 30 vjetëve kishte thanë: “Unë e di sekretin për me ba nji amerikan mesatar me besue në gjithçka që unë dëshiroj. Vetëm lejomëni me e kontrollue televizionin…Qit diçka në televizion dhe ajo pastaj bahet realitet. Nëse bota jashtë ekranit televiziv nuk përkon me imazhet e dhana aty, njerëzit kanë me i dhanë zor që ta ndryshojnë botën dhe me e ba atë sikurse imazhet e ekranit televiziv…”

Përktheu: Visar Zeka

Tags:

Categories

Archives