Wednesday, 22/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Roli i fesë në fushën e psikiatrisë

Roli i fesë në fushën e psikiatrisë

Është tani më e qartë se sistemi shekullar bashkëkohor nuk ka pasur sukses që të shërojë në mënyrë adekuate ata të cilët tani më janë bërë të varur.

Është fakt që në pjesën ‘më moderne’ të planetit tonë numri i varësve të rinj nga dita në ditë rritet, dhe që pushtetet dhe organizatat shëndetësore dhe entet e këtyre vendeve nuk gjejnë mënyrë si t’i shërojnë varësit e drogës.
Ata të cilët gjoja janë shëruar nga varshmëria e tyre, bile momentalisht, në një përqindje të madhe rikthehen në vesin e vjetër. Bile edhe vendet e zhvilluara me organizim të lartë të shërbimit shëndetësor nuk disponojnë më kura precize për përhapjen e varshmërisë nga substancat psikoaktive, kështu që shërimi për varshmëria për drogën zakonisht merren me rezervë të madhe. Por, ajo që është mjaft e sigurt është që numri i varësve në vendet e zhvilluara siç janë SHBA dhe vendet e unionit Evropian është në rritje të vazhdueshme.
Sipas disa shënimeve në SHBA në vitin 1960 kanë qenë 45.000, ndërsa në vitin 1972, 560.000 varës nga droga; në vitin 1996 mbi 500.000 varës vetëm nga heroina. Vetëm në vitin 1998 paraqiten 149.000 varës të rinj nga heroina prej të cilëve afro 80% kanë qenë nën moshën 26 vjeçare. Vetëm në SHBA numri i varësve dhe atyre që (keq)përdorin droga të ndryshme dhe substanca psikoaktive nga 14.500.000 në vitin 2000 rritet në 16.600.000 në vitin 2001. Momentalisht në SHBA sipas disa statistikave ka afro 20.000.000 varës nga droga dhe alkooli prej të cilëve afro 2.000.000 varës nga kokaina.
Situata nuk është fare më e mirë as në vendet e unionit Evropian ku vetëm nga të ashtuquajturat drogë të rëna, marrin 7000 jetë në vjet, ndërsa numri i konsumuesve vazhdimisht rritet.
Edhe indikacionet më të dobëta që Perëndimi, duke u shërbyer me të arriturat e ‘psikologjisë bashkëkohore’ arrin të ndalë rritjen e numrit të narkomanëve janë pikë- pyetje dhe kundërthënëse. Meqë modelet shekulare terapeutike dhe rehabilituese nuk dhënë sukses të dëshiruar në luftë kundër drogës dhe varësisë, njeriut, të sotëm e veçanërisht myslimanit, nuk i mbetet asgjë vetëm të kërkojë strehim në fe.
Është e çuditshme se në kohën kur është folur në gjuhë popullore për të ashtuquajturin islam të inspiruar me fundamentalizëm dhe terrorizëm fare pak në mesin e punëtorëve social terapeutik aktiv flet, e aq më pak shfrytëzon potencialin e motivuar pozitivisht, edukues, parandaluese dhe terapike të cilin e bartë me vete islami pishtar, mënyrë e jetës dhe fe. Në fund edhe vet i Dërguari i Allahut i fundit, Muhammedi s.a.v.s. erdhi të përsosë moralin e njerëzve që në mes tjerave nënkupton modifikimin e veseve të tyre të dëmshme dhe traditave. Këto ndryshime para se gjithash kanë qenë të bazuara në fuqinë e fesë dhe besimit, dhe në mbështetje për këtë flet edhe fakti që pjesa e kaptinave mekase të Kur’anit kanë qenë e fokusuar në ndërtimin e fesë së fuqishme te myslimanët e parë, ndërsa ka përmbajtur pak ose aspak, rregullative ligjore të cilat kanë kërkuar nga besimtari që t’i praktojë apo të shmanget, nga disa gjëra. Ato erdhën tek më vonë, kur myslimanët e parë ishin ‘shpirtërisht, moralisht dhe psiqikisht’ të gatshëm për kryerjen e obligimeve fetare.
Siç kemi parë, problemi i psikoterapisë bashkëkohore është si nga brenda me e motivuar varësin aktiv dhe potencial të drogës në lërjen e kësaj praktike. Islami këtë problem e ka zgjidhur thjeshtë dhe efikas. Në mësimin islam vend të veçantë zënë besimi (imani) i cili paraqet fuqinë themelore motivuese në islam. esenca e imanit nuk është në deklarimin e thatë të të besimit, as në kryerjen formale të rregullave fetare apo në njohjen e parimeve themelore të islamit. Imani (besimi i sinqertë) i shërben besimtarit si kontrollues i veprimeve të vetëdijshme. Mënyra se si ai do t’i kënaqë nevojat e tij fiziologjike më elementare p.sh. direkt është e përcaktuar me fuqinë e imanit të tij.
Nga e tërë kjo, përsëri rezulton që potenciali motivues i imanit mund të jetë me rëndësi të madhe për psikologët e sotëm mysliman dhe punëtorët social në luftën kundër narkomanisë, fenomen të cilin islami që qindra vjet më parë e ka karakterizuar si kob i cili shkatërron shpirtin, mendjen dhe trupin e individit dhe shoqërisë. E që me forcën e imanit vërtetë mund t’i kundërvihemi këti moderniteti, mund të vërehet jo vetëm nga shembujt e myslimanit të parë dhe abstinencës së tyre masive ndaj alkoolit, por edhe nga shembujt e shumtë nga e kaluara e afërt nga Perëndimi. Në realitet, me vite amerikanët pa sukses janë përpjekur të zgjidhin problemin e krimit dhe narkomanisë në kuartet zezake të Harlemit. Pasi që e përshkruan agoninë në të cilën gjindeshin marrësit e drogës në mesin e zezakëve në këtë kuart të Nju Jorkut shkrimtari i njohur amerikan, Xhejms Baldvin (James Baldëin) thotë në bestsellerin e tij ‘The Fire Next Time’ që jeta e këtyre njerëzve pas kalimit të tyre në islam tërësisht ka ndryshuar. Kryesisht alkoolikët e rëndë dhe narkomanët dhe të burgosurit e mëparshëm, me pranimin e tyre të sinqertë të islamit si mënyrë e jetesës këta njerëz gati brenda natës u bënë qytetarë të pastër dhe moral tek të cilët pa ndihmesën e deridikurshme e zëvendësoi ndjenja e krenarisë dhe qetësisë. Sipas fjalë- ve të Baldvinit, këtë lloj të ndryshimit nuk kanë arritur ta bëjnë asnjë projekt i mëparshëm i institucioneve vullnetare shtetërore, arsimore dhe psikologjike në Amerikë.
Përvojë të ngjashme na përcjellë edhe Malcolm X në autobiografinë e tij ku përmend sukses fenomenal të përfaqësueseve të Kombit Islam në shërimin nga varësia e drogës pasi që e pranonin islamin. pasi që ky sukses u prezantua dhe dokumentua në revistën e njohur amerikane ‘New York Times’, agjensionet shtetërore për përkujdesin social në SHBA nga organizatorët e kësaj feje të kampanjës së motivuar kanë kërkuar ndihmë për përparimin e programeve të tyre rehabilitues.
Shembulli vijues, përveç që ilustron efikasitetin e terapisë shpirtërore islame në shërimin e narkomanisë gjithashtu tregon që fuqia e islamit dhe imanit është e dobishme dhe efikase në rehabilitimin e varësve mysliman pa marrë parasysh në përkatësinë fetare të punëtorit social apo psikologut i cili ndihmon rehabilitimin e tyre. Në realitet psikologu gjerman Karl Shmit (Karl Schmidt) një kohë ka punuar në qendrën për rehabilitimin e varësve nga droga dhe alkooli në Brunei. Pasi që ka shfrytëzuar të gjitha metodat dhe teknikat bashkëkohore të cilat i ka mësuar gjatë ngritjes së tij psikoterapeutike në Angli, ky shkencëtar thotë që vetëm një numër i vogël i varësve u rehabilitua, dhe një përqindje e tyre e madhe më vonë u kthye në shfrytëzimin e narkotikëve. Kur ky psikoterapeut u kujtua dhe në programin rehabilitues për varësit mysliman përveç aktivitetit fizik futi edhe aktivitetin islam sikurse namazin, biseda dhe filma të ngërthyer me tematikë fetare, numri i të shënuarve në krahasim me programin e përmendur më lartë ishte shumë më i madh, ndërsa përqindja e atyre që u kthyen në shfrytëzimin e drogës ka qenë shumë më i vogël.
Është interesant, por njëkohësisht edhe pikëlluese që kur Shmiti i cili është jomysliman, paraqiti rezultatet e punës së tij në Kongresin Arab të psikiatrisë të mbajtur në Aman në vitin 1987, fjalën e morri një psikiatër arab i vesternizuar, i cili natyrisht bile deklarisht ishte mysliman, me cinizëm e pyeti këtë psikolog se si shkencëtar i trajnuar ka mundur të shfrytëzojë aktivitetet fetare në procesin e tij terapeutik.
Me fjalë tjera, si ka mundur të përziejë religjionin dhe shkencën, dy fusha të cilat nuk duhet përzier. Psikologu gjerman atëherë i qetë dhe bindshëm iu përgjigj këtij ‘shkencëtari’ mysliman: “Unë nuk jam mysliman, por i krishterë. Mirëpo, meqë terapia e orientuar islame ka më shumë sukses në shërimin e myslimanëve se sa teknikat terapeutike shekulare atëherë si të tilla duhet shfrytëzuar pa marrë parasysh a beson dikush në islam apo jo.”

PRIM.DR.MED.SC. ALI F. ILJAZI.

Categories

Archives