Saturday, 10/12/2016 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rohrabacher: Kosova e dha veriun, e fitoi zero nga marrëveshja


Rohrabacher: Kosova e dha veriun, e fitoi zero nga marrëveshja


Dana RohrabacherMe marrëveshjen me Serbinë, Kosova ka hequr dorë nga pjesa veriore e saj, thotë kongresisti republikan, Dana Rohrabacher. Sipas tij, marrëveshja nuk sjell paqe afatgjate në rajon. Në favor të kësaj do të ishte rregullimi i kufijve, thotë Rohrabacher.

“Kjo marrëveshje, përveç që tregon se njerëzit mund të flasin së bashku, nuk përmban ndonjë substancë që mund ta bëjë premtuese paqen. Në fakt, sipas të gjitha gjasave, do të minimizojë shanset për paqe dhe qetësi përgjatë kufirit”, thotë ai për Radio Evropa e Lirë.

“Kosova nuk ka marrë absolutisht asgjë për atë që ka dhënë. Ajo çfarë ka dhënë është e drejta për të qeverisur pjesën veriore të vendit dhe dy komunitetet brenda tij. Kosova nuk ka fituar sovranitet, përkundrazi. Kjo marrëveshje minon kërkesën e Kosovës për sovranitet, sepse nuk i jep autoritetin për të ushtruar sovranitetin. Nëse arrini marrëveshje, e cila nuk ju mundëson që në praktikë të realizoni sovranitetin, atëherë nuk keni sovranitet. Andaj, Kosova, në esencë, ka dhënë veriun”.

Rohrabacher thotë se Kosova ka pasur shansin e vërtetë që të marrë diçka në këmbim të kësaj, duke aluduar në Luginën e Preshevës.

“Do të mund të bënin një shkëmbim të barabartë të territoreve dhe të popullsisë nëse do të pajtoheshin për rregullimin e kufijve. Por, në vend të kësaj, kanë marrë asgjë, zero. Tani, madje, nuk mund të dërgojnë as policinë në pjesën veriore të vendit, nuk mund të dërgojnë ushtrinë e tyre, nuk do të kenë gjyqtarë që do të zgjidhen nga qeveria e tyre. Kjo është humbje e madhe e sovranitetit për Kosovën”.

Kongresisti amerikan thotë se ka shumë shembuj ku njerëzit kanë ndryshuar kufijtë e tyre.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mbi 4 mijë kosovarë në kampet e Hungarisë

“Çekët dhe sllovakët e kanë bërë një gjë të tillë. Keni Bangladeshin që ka shpallur pavarësinë. Dhe, keni Kosovën… Kjo është një çështje midis serbëve dhe kosovarëve. Rregullimi i kufijve midis këtyre dy vendeve është punë e tyre – nuk është e askujt tjetër në botë, është e tyre. Por, lojtarët e tjerë përdorin taktika të frikshme për t’i bërë kosovarët që të pranojnë marrëveshje kundër tyre”. /Telegrafi/

image_pdf

Categories

Archives