Tuesday, 30/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Robot me tipare njeriu


Robot me tipare njeriu


Roboti Sally është një robot me tipare njeriu, i kontrolluar nga një distancë e caktuar, e cila një ditë mund të ndihmojë policët dhe teknikët e emergjencës të ç’aktivizojnë bomba, të patrullojnë hapësira të mëdha, ose të jetë roje. Korrespondenti i Zërit të Amerikës George Putic njofton se Robo Sally ishte projektuar nga studiuesit në Laboratorin e Fizikës së Aplikuar të universitetit Johns Hopkins, pranë Uashingtonit.

Roboti Sally është një platformë e gjithanshme që lëviz, me një shtojcë me tipare njerëzore, dhe duket si një centaur e ditëve moderne. Ai mund bëjë kthesa në hapësira të ngushta, të ngjitet mbi pengesat të vogla, të ekzaminojë nga afër objekte të ndryshme dhe madje edhe t’i ndryshojë ato me duart si të njeriut. Por Roboti Sally fillimisht nuk ishte projektuar për të bërë roje. Mike McLaughlin është kërkuesi kryesor për programin e protetikës në këtë laborator.

“Qëllimi i këtij programi është që të zhvillojë proteza që kanë të gjithë aftësitë e krahëve të njerirut, dhe që të bëjnë të gjitha lëvizjet komplekse që mund të bëhen me krahët natyrorë . Kështu menduam se në se e bëjmë këtë për protezat për njerëzit, atëhere mund t’i vëmë krahët edhe në platformat robotike dhe për të mundësuar robotët të shkojnë në situata të rrezikshme.”

Kjo ishte një detyrë e vështirë. Zoti McLaughlin thotë se pajisja jo vetëm që duhej të kishte shumë motorë të vegjël për të imituar fleksibilitetin e dorës së njeriut, ajo kishte nevojë edhe për të njëjtën fuqi si atë të njeriut. Gishti i madh i dorës ishte veçanërisht i vështirë, sepse ai na jep aftësinë për të kapur objektet. Dhe gjithçka që nevojitej, duhej të përshtatej në një hapësirë të madhe sa një dorë. Problemi tjetër, thotë zoti McLaughlin, ishte që të gjenin një mënyrë se si të kontrollonin dorën artificiale.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Japonezët testojnë me sukses trenin më të shpejtë në botë

“Kështu që  na duhej të kuptonim se si të bënim lidhjen mes trurit dhe dorës. E kemi bërë atë gjë për pacientët me dëmtime kurrizore, ku mund të ndërhyjmë në tru dhe të përdorim mendimet e pacientit për të kontrolluar dorën.”

Sigurisht, për detyrat e kërkimit dhe shpëtimit, Roboti Sally do të kontrollohet nga një telekomandë, nëpërmjet dorezave dhe syzeve të posaçme.Syzet lejojnë operatorin të shohë duart e robotit dhe e mundësojnë atë të kontrolljë lëvizjen e tyre. Zoti McLaughlin thotë se robotët si ky mund të përdoren në “situata të lodhshme, të pista apo të rrezikshme” ku kërkohet shkathtësia njerëzore.

“Kështu, për shembull, hapja e një dere, ose kthimi i një valvule ose, të shkuarit në një fabrikë apo një termocentral si Fukushima, që është projektuar për njerëzit. Duhet të jetë në gjendje shkojë dhe të ketë aftësi si të njeriut në mënyrë që të mund të punojë në atë mjedis.”

Zoti McLaughlin thotë se teknologjia nuk është ende gati për ushtrim praktik, por parashikon se brenda pesë viteve ne do të shohim disa përparime të mahnitshme.

Categories

Archives