Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lutje për shërim të të sëmurit

Lutje për shërim të të sëmurit

Është transmetuar nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi selem, hyri tek një njeri për ta vizituar dhe i tha: “La be’s, tahur insha’Allah – (S’ka gjë, pastrim, nëse do Allahu)” [Buhariu, 5662]

? Duaja për kërkim të shërimit duhet të thuhet tri herë

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e vizitoi Sa’d ibën Ebi Vekasin dhe tha: “O Allah, shëroje Sa’din”, tri herë. [Buhariu, 5659 dhe Muslimi, 1628]

? Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e vendoste dorën e tij të djathtë mbi personin e sëmurë dhe thoshte:

“Edh’hibil-be’s, Rabbun-nas, veshfi entesh-Shafi’, la shifa’e il-la shifa’uke shifa’en la jugadiru sekama – (Largoja dhimbjen, o Zot i njerëzimit, dhe jepi shërim, se Ti je Shëruesi; nuk ka shërim, pos shërimit Tënd që nuk lë gjurmë të sëmundjes).” [Muslimi, 2191]

? Është transmetuar nga Ahmedi dhe Ebu Davudi (3106), se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Kushdo që e viziton një të sëmurë i cili ende nuk është duke vdekur dhe thotë shtatë herë në prani të tij: Es’elullah, rabbul-‘arshil-‘adhim en jeshfijek – (E lus Allahun, Zotin e Arshit madhështor, të të shërojë), Allahu do ta shërojë atë nga ajo sëmundje.” [I klasifikuar si sahih nga Albani në Sahih Ebi Davud]

~ Për të gjithë vëllezërit dhe motrat tona të cilët janë të sëmurë tani: Allahu ju shëroftë sa më shpejt! Amin!

•••? PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT

Përktheu: Driton Xhezairi

Kontrolloi: Hoxhë Lulzim Susuri

Një shkrim tjetër i dobishëm  Me rukje kundër rënies së flokëve

Categories

Archives