Sunday, 21/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rihapja e pusit ( të ujit zem zem )



Rihapja e pusit ( të ujit zem zem )

Rihapja e pusit

Kur në Gadishullin Arabik u shfaq idhujtaria dhe njerëzit iu larguan mësimeve të pejgamberit Ibrahim alejhi selam, burimi i Zemzemit shteroi. Abdulmutalibit, gjyshit të pejgamberit Muhammed alejhi selam, i është urdhëruar në ëndërr që të hapë pusin Zemzem, dhe i është dëftuar vendi ku duhej gropuar. Gjatë gropimit hasi në sende, të cilat i kishin fshehur xherahimët kur patën ikur nga Meka, gjeti shpata, stoli dhe dy kaproj prej ari. Me shpatat stolisi portën e Qabes, në të vendosi (gozhdoi) edhe kaprojtë e artë, e muroi pusin dhe hapësirën përrreth tij për haxhilerët. Kur u zbulua pusi Zemzem, kurejshët u grindën me Abdulmutalibin duke thënë: “Ne duam të marrim pjesë me ty”, e ky u përgjigj: “Kurrsesi, unë jam i zgjedhuri për këtë punë”. Ata nuk e lanë të qetë derisa e nxorën para gjyqit te magjistari nga beni seadët. Ende pa u kthyer në shtëpi, këta gjatë rrugës hasën në shenja, të cilat paralajmëronin se Abdulmutalibi kishte të drejtë. Atëherë Abdulmutalibi u betua se: Në qoftë se Zoti i dhuron dhjetë djem e ai jeton gjersa ata të rriten e ta ndihmojnë, do ta flijojë njërin prej tyre para Qabes.