Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rigoni është burim i pashtershëm i antioksidantëve


Rigoni është burim i pashtershëm i antioksidantëve


Rigoni është burim i pashtershëm i antioksidantëve !!

Hulumtimet kanë treguar se si rigoni është 42 herë më i pasur me antioksidantë se mollët, 12 herë më i pasur se portokajtë dhe 4 herë se boronicat.

Kjo bimë e shijshme përmban shumë minerale, siç janë bakri, Vit B3 (niacina) dhe beta-karoteni, si dhe materiet tjera ushqyese.

Rigoni, sikurse edhe rozmarina dhe borziloku përmban të ashtuquajturin acid rozmarik. Ky antioksidant i fortë ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave të shkaktuara nga radikalet e lira, me çka reduktohet rreziku nga kanceri, sëmundjet e zemrës, arteroskleroza dhe plakja e hershme. Meqenëse e karakterizon efekti kundërinflamator; acidi i rozmarinës paraqet trajtim efikas për astmën alergjike.Rigoni po ashtu është i pasur me veçori antibakteriale, duke përfshirë vajin timol dhe karvakrol. Hulumtimet kanë treguar që këto dy komplekse ndalin rritjen e shumë llojeve të baktereve.
Rigoni është efektiv te aknet, artriti, sëmundjet kancerogjene, gjendja inflamatore dhe mutacionet e qelizave. Nxit tretjen dhe funksionimin e mëlçisë dhe stomakut(lukthit), si dhe në mënyrë të suksesshme aplikohet te inflamacioni akut dhe kronik i sinuseve, virozat, gripi dhe ftohja, por edhe te dhimbja kronike e kokës.
Nëse e pëlqeni ushqimin italian, dhe veçanërisht picën, atëherë me siguri shumë herë e keni shijuar shijen e pasur të rigonit./PK/.
Një shkrim tjetër i dobishëm  Sempervivum tectorum L. (BARVESHI)

Categories

Archives