Wednesday, 26/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rexhepi: Lufta kundër krimit të organizuar kërkon mobilizim

Rexhepi: Lufta kundër krimit të organizuar kërkon mobilizim

krimiGrupi punues ndërinstitucional për implemtimin e strategjisë dhe planit të veprimit kundër krimit të organizuar mbajti takimin e radhës, ndërkaq me këtë rasti, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi theksoi se luftimi i krimit të organizuar kërkon mobilizim, bashkërendim dhe bashkëpunim të shumë akterëve, si vendor ashtu edhe ndërkombëtar.

“Luftimi i krimit të organizuar është prioritet i BE-së dhe është prioritet edhe për shtetin e Kosovës, duke pasur parasysh aspiratën e shtetit tonë për t’u anëtarësuar në BE, si dhe procesin e liberalizimit të vizave, duke u thirrur në Bllokun e tretë, ku veçse janë ndërmarr disa masa, por këto masa duhen të intensifikohen dhe të raportohen”, tha ministri Rexhepi.

Rexhepi vuri në dukje se përkundër avancimit dhe zhvillimit të kornizës ligjore dhe institucionale për luftimin e krimit të organizuar, sfidë mbetët bashkërendimi dhe bashkëpunimi në mes institucioneve. /Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Shpërthim në veri të Kosovës

Categories

Archives