Sunday, 22/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Revista amerikane: Droga shkaktari i rrëzimit të Mursit në Egjipt


Revista amerikane: Droga shkaktari i rrëzimit të Mursit në Egjipt


Në një raport të saj,  revista Foreign Policy, në numrin e saj të fundit, tregon se dhuna dhe tensioni në Egjipt nuk ka asnjë lidhje me luftën kundër terrorizmit, por gjithçka ka të bëjë me interesat e forcave të armatosura, të cilat përveç të tjerave, kontrollojnë dhe pikëkalimet e trafikimit të drogës.

egjipti ushtria

Në raport, thuhet se marrëdhëniet e ngushta mes trafikantëve më të mëdhenj dhe krerëve të forcave të rendit, janë ato që e rrëzuan presidentin Mursi, i cili me të ardhur në pushtet, vuri dorë në gadishullin e Sinait, vatrën e drogës.

Raporti cek dhe deklaratën e një oficeri të lartë në Pentagon, i cili ka pohuar për gazetarin Mark Berry, se nuk ishin fiset e pakënaqura beduine ato që prishnin stabilitetin e Sinait, por ishin zyrtarët e lartë të sigurisë qendrore, pasi ata kontrollonin rrugët e trafikut të drogës, të cilat i kontrollojnë që prej tridhjetë vitesh. Sipas oficerit, ajo që ndodh në Sina është e rrezikshme.

Dy muaj pas rrëzimit të presidentit të zgjedhur, shteti i thellë i Mubarakut, tashmë ka dalë në sipërfaqe dhe ushtron pushtetin e tij të rrënjosur në dekada. Në zemrën e këtij shteti të thellë, ka lëshuar rrënjë institucioni ushtarak egjiptian dhe forcat qendrore të rendit, numri i të cilave i kalon 350 mijë dhe që është themeluar në vitin 1969 me qëllim vendosjen e rendit dhe zhdukjen e opozitarëve.

Raporti thekson se forcat e rendit, elementët e të cilit vijnë nga shtresa të ulëta dhe analfabete të shoqërisë, sigurojnë miliona dollarë fitime të fshehta, nga shitja e drogës dhe armatimeve. Këto të ardhura ndahen me aleatët e tyre në institucionin e ushtrisë egjiptiane. Sigurisht, trafiku dhe tregtimi i lëndëve narkotike në këtë rajon, bëhen i koordinuar me mafian izraelite.

Reformat e Mursit

Në raportin e tij, Berry vazhdon dhe thotë se problemet e gadishullit të Sinait nuk kanë lindur sot, por janë produkt i aparatit të korruptuar të sigurimit, i cili është në kontrollin e ministrisë së brendshme. Që nga sulmi që la gjashtë viktima nga forcat ushtarake egjiptiane, presidenti Mursi bëri çmos për reformimin e këtij aparati. Ai e ndryshoi ministrin e brendshëm dhe largoi kreun e shtabit të përgjithshëm. Ai e detyroi drejtorin e sigurimit që të dalë në pension, largoi nga puna prefektin e Sinait dhe mori miratimin e Izraelit për instalimin e mijëra trupave ushtarake në rajon, për ta pasur më të lehtë për të sulmuar vatrat e terroristëve. Por, mesa duket këto masa që presidenti Mursi mori gjatë vitit 2012, nuk mjaftuan për kufizimin e pushtetit të forcave të rendit.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Turqi, peticion për rihapjen e Aja Sofias si xhami

Më pas, Mursi dhe bashkëpunëtorët e tij vazhduan me reforma të tjera të përgjithshme në ministrinë e brendshme, mes të cilave dhe ritrajnimi i forcave të sigurisë.

Sipas revistës, të gjitha këto reforma dhe ndryshime, i bënë zyrtarët dhe krerët e lartë të ushtrisë amerikane të presin dhe të mos gjykojnë, pasi po i ndiqnin me interes zhvillimet e gadishullit të Sinait. Mursi po godiste aparatin e sigurimit, institucionin më kriminel në Egjipt.

Sipas zyrtarit të Pentagonit, që cituam dhe më lart, lufta që pati ndërmarrë Mursi dhe ajo që po ndërmerr aktualisht Sisi, nuk ka të bëjë fare me elementët terroristë, por ka të bëjë me rrjetin e trafikantëve të drogës, të cilët duan ta kenë rajonin në kontrollin e tyre të plotë.

Një nga oficerët e lartë të Pentagonit, deklaroi për revistën se: ”Kur shoh se çfarë ka ndodhur këto dy muaj në Egjipt, shoh se ka ndodhur një katastrofë e madhe. Sipas mendimit tim, Muhamed Mursi, u përpoq t’i ndryshojë gjërat dhe ta reformojë kupolën e shtetit në vend, përfshirë dhe forcat e rendit, të cilat kanë lëshuar rrënjë të thella.” /ardhmeriaonline/

image_pdf

Categories

Archives