Wednesday, 26/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Reshat Bajramit 30 ditë parburgim, Tërrnocasit e shqetësuar për praninë e madhe të policisë

Reshat Bajramit 30 ditë parburgim, Tërrnocasit e shqetësuar për praninë e madhe të policisë

Banorët e komunës së Bujanocit dhe fshatit Tërnoc janë të shqetësuar nga prania e shtuar dhe e vazhdueshme e njësive policore serbe në territorin e tyre, pas përplasjes për vdekje me makinë të policit serb në hyrje të fshatit Tërnoc, i cili ndrroi jetë nga plagët e rënda.

terrnoc

Banorët theksojnë se janë shtuar forcat policore, të cilët vazhdimisht qarkullojnë nëpër fshat dhe përreth tij, por edhe në rajonin më të gjërë të komunës, për të kërkuar drejtuesin e makinës “Audi”, që përplasi policing Goran Gjorgjeviq, në natën e së hënës.

Nga ana tjetër, Prokurori publik në Vranjë sot i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Reshat Bajramit nga Tërrnoci lidhur me dyshimin se Bajrami ka qenë bashkëudhëtarë në veturën e cila të hënën e ka shkelur policin tashmë të ndjerë.
Familjarët e Reshatit kishin deklaruar se në momentet e aksidentit ai ka qenë bashk me ta dhe se arrestimi sipas familjarëve është i padrejtë dhe pa fakte.

Gjatë këtyre ditëve policia ka marë në pyetje edhe persona tjerë lidhur me rastin e aksidentit. Sipas drejtorit të policisë, Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka edhe emrin e ngasësit të Audit, për të cilin dyshon se gjendet në Kosovë, për shkaqe të hetimit nuk është kumtuar emri i personit. /presheva/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Qani Lutfiu së shpejti pritet të fluturoj me helikopterin e ndërtuar vet /video/

Categories

Archives