Thursday, 20/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rëndësia e krimbave



Rëndësia e krimbave

Rëndësia e krimbave

Një mbret njëherë po kalonte nëpër një rrugë, kur sytë i shkuan tek një bajgë. Mbreti vërejti se në atë bajgë kishte disa krimba. Menjëherë në kokë filloi t’i sillej mendimi se prapa krijimit të atyre krimbave nuk ekzistonte asnjë qëllim. Ata janë të padobishëm, pa ndonjë detyrë të rëndësishme.

S’kaloi shumë kohë nga ajo ditë dhe mbretit i humbi shikimi. Duke qenë se ishte i pasur, si mbret më, ai shpenzoi me mijëra para duke provuar mjekime të ndryshme në mënyrë që t’i kthehej shikimi. Çdo gjë ishte e kot. Në ndërkohë dëgjoi se ekzistonte një mjek popullor i dëvotshëm që ishte shumë i mirë. Mbreti e thirri atë.

Mjeku popullor refuzoi të shkonte tek mbreti dhe kërkoi që mbreti të shkonte tek ai. Pasi që e kontrolloi mbretin, ky mjek i dha një bar në formë pudre që ai t’i lyente sytë me të tri herë në ditë. Gradualisht, ditë pas dite, mbretit iu kthye i tërë shikimi.





Mbreti shkoi personalisht tek mjeku në fjalë me shumë dhurata për të, mirëpo ai i refuzoi. Atëherë mbreti i tha: “Së paku, më thuaj se çfarë ke përdorur në atë ilaç të mrekullueshëm?!” Mjeku iu përgjigj se kishte përdorur krimbat që gjenden nëpër bajga të kafshëve. Pra, ai i mori dhe i thau ata, i shtypi e i bëri në formë pudre dhe atë ilaç ia dha mbretit. Mbreti menjëherë u ngrit dhe i ra në sexhde Allahut Fuqiplotë, i Cili krijoi secilin atom me një qëllim të caktuar.

Pra, le të mos e nënçmojmë asnjë krijesë të Allahut të Madhërishëm, ngaqë çdo gjë ekziston për një arsye. Ngjarjet që na ndodhin ne gjithashtu kanë një qëllim të caktuar. Secili njeri është një thesar i vlefshëm që mund t’i sjellë dobi botës.

Përktheu: Breziiri