Tuesday, 23/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rekomandime për ushqim të shëndetshëm për popullatën madhore nr2



Rekomandime për ushqim të shëndetshëm për popullatën madhore nr2

ushqimi ushqimi

Rekomandime për ushqim të shëndetshëm për popullatën madhore
***Rekomandimi nr. 2
Konsumoni ushqim faror i cili është një burim i rëndësishëm i energjisë. Konsumoni bukë integrale dhe prodhime tjera integrale.
Përse?
*** Buka dhe ushqimet e tjera farore janë të pasura me amidon i cili është një burim i rëndësishëm i energjise. Gjithashtu përmbajnë edhe një sasi të konsiderueshme të fibrave bimorë. Burim i pasur i amidonit janë patatet.
*** Buka integrale dhe ushqimet tjera integrale janë mjaft të rëndësishme për konsumimin e vitaminave, materjeve minerale dhe fibarve bimorë(celulozës, etj).
*** Ushqimi faror integral e stimulon funksionimin e sistemit tretës dhe e zvogëlon rrezikun nga opstipacioni, nga disa sëmundje të enëve të gjakut si dhe nga disa lloje të kancerit.
Këshilla praktike
***Në menyrë të përditshme përfshini bukën, ushqimin faror dhe\ose patate në një sasi prej 300-400 gramë në ditë (sasia varet nga gjinia dhe aktivitetit fizik i personit)
***Konsumoni prodhime integrale: bukë, brumëra, oriz integral, misër, fjolla të tërshërës etj.
*** Konsumoni patate të pjekura ose të ziera, evitoni patatet e fërguara dhe patatinat.
*** Kufizoni konsumimin e brumërave, ushqimeve me përqendrim të madh të yndyrërave( pite, petulla, fli etj).