Sunday, 26/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Regjistrimi në Luginë, në marrëveshje me shqiptarët


Regjistrimi në Luginë, në marrëveshje me shqiptarët


Kryetari i trupës koordinuese të qeverisë së Serbisë, për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankovic, ka deklaruar sot se është reale të pritet që regjistrimi i ri i popullsisë në këto komuna të bëhet vitin e ardhshëm.

regjistrimi i lugines
“Plani është që të bëhet regjistrimi sipas kritereve ndërkombëtare”, tha Stankovic për Radio Televizionin e Serbisë, dhe ka shtuar se “problemet duhet të zgjidhen në kuadër të Kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare, që regjistrimi të filloj në marrëveshje me shqiptarët lokalë dhe me praninë e bashkësisë ndërkombëtare si dëshmitare”.

Duke u shprehur për bisedimet ndërmjet qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve të shqiptarëve në pjesën jugore të Serbisë, që ishin ndërprerë, Stankovic ka thënë se pritet vazhdimi i tyre dhe se në to do të marrin pjesë “13 ministri me njerëzit më përgjegjës”.

“Bisedimet kanë për qëllim që të zbatohet ajo që në 12 vitet e kaluara ishte arritur marrëveshje me shtetin dhe që këto tri komuna të funksionojnë si komunat e tjera”, tha Stankovic , duke theksuar se është arritur marrëveshja që çdo tre muaj të bëhet analizë dhe të shihet se çka është implementuar e çka jo.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ja prapaskenat e takimit ndërmjet Daçiqit dhe liderëve të Luginës

Categories

Archives