Wednesday, 15/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Refleksologjia kurrizore në terapinë Hixhame



Refleksologjia kurrizore në terapinë Hixhame

Refleksologjia kurrizore në terapinë Hixhame

Strukturat delikate të trurit , palcën kurrizore dhe nervat e kurrizit, Zoti i bëri të mbrojtuna duke i mbështjellë këto pjesë të rëndësihme me ”parzmore të fuqishme” pra me eshtra të formave të ndryshme dhe fortësisë së caktuar.

Truri ndodhet i vendisur brenda kafkës, ndërsa vertebrat (unazat) janë shtëpi e palcës kurrizore.

Palca kurrizore me butësinë e saj shtrihet brenda vrimave të cilat ndodhen në mesin e unazave, ndërsa degët e saj pra nervat dalin anash tyre dhe lidhen pastaj me pjesën e butë të trupit duke i furnizuar muskujt dhe strukturat e tjera të buta me kontrollim nervor.

Pjesën më të madhe të mirëqenies së një individi e përbën gjendja në të cilën ndodhet shtylla kurrizore dhe strukturat e saj.

Nervat që dalin nga shtylla kurrizore quhen nerva spinal dhe secili nga këta nerva ka nga një degë lëkurore që e inervon (pra që merr të dhënat nga lëkura në atë pjesë). Prandej lëkura është si një parcelë arash pra regjionesh që shtrihen në formë shiritash nga shtylla kurrizore dhe tutje. Trajtimi i këtyre regjionëve me Hixhame në rradhë të parë dërgon sinjale direkt në sistemin nervor qëndrorë dhe njëkohësisht edhe në organet e brendshme me të cilat shumë nerva spinal janë të lidhuna direkt, dhe përveq kësaj edhe përmes të SNQ-së dërgon sërish informacione shtesë në organet vitale të trupit tone.





Pra si e përdorim ne në Hixhame këtë informacion mbi Refleksologjinë kurrizore ?

Në cdo anë të shtyllës kurrizore kemi të përcaktuara më shumë se dhjetë pika presioni apo që quhen ndryshe accu-pika. Presioni në këto pika e largon tepricën apo e shton mangësinë për të arritë balansin biologjik, fiziologjik, psikologjik apo edhe atë emocional. Aq më tepër që Hixhama si terapi përfshin të gjitha teknikat në një procedurë, atë të presionit, tërheqjes, ngacmimit, detoksikimit dhe më në fund edhe atë të riperfuzionit më qarkullim të shumëfishtë të gjakut. Përdorimi i të gjitha teorive dhe metodave si ato të mjekësisë moderne por edhe ato të asaj alternative, duke filluar nga topografia anatomike , mekanizmat fiziologjikë e deri te akupresura , sistemi i merdianeve dhe më tutje refleksologjia kërkon eksperiencë të profesionistit mjek dhe si rezultat jep efekte të mahnitshme në balancimin e gjendjes aktuale të organizmit në një gjëndje normale të kënaqshme.

Përshtati dhe përzgjodhi: Dr.med. Flakron Sabedini

Hixhama therapist





Categories

Archives