Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Recetë për mjekimin e diabetit (sheqerit) !!

Recetë për mjekimin e diabetit (sheqerit) !!

Recetë për mjekimin e diabetit (sheqerit) !!

Kjo sëmundje karakterizohet me rritjen e sasisë së sheqerit (glukozës) në gjak.

I sëmuri gjithsesi duhet të këshillohet me mjekun specialist për diabetik, sepse shkaktuesit e kësaj sëmundje janë të ndryshëm.

Nga sëmundjet e sheqerit çdo ditë lëngojnë shumë njerëz. Kundër kësaj sëmundje sot ende nuk ka ilaç efikas, sepse vërtet kjo nuk është sëmundje.
Në të vërtetë, i sëmurë është pankreasi (gjëndra e barkut), sepse nuk prodhon insulinë të mjaftueshme e cila është e nevojshme si hormon i gjëndrës së pankreasit dhe e cila udhëheq me ndërrimin e sheqerit në organizëm. Te sëmuret nga sheqeri duhet të marrin ushqim që ka mjaft insulinë dhe për të pirë çaje që ndikojnë në ndërrimin e karbohidrateve dhe që forcon hormonet e gjëndrave të pankreasit, sepse ai duhet të prodhojë insulinën, e mu për shkak të pakësimit të insulinës paraqitet sëmundja e sheqerit. Për t’u përmirësuar pankreasi (gjëndra e barkut) duhet ngrënë sa më shumë bishtaja të reja gjatë sezonit të tyre (të përgatitura më shumë në avull në enë të mbyllur, të cilën sot e kanë shumica e familjeve).Në pranverë duhet ngrënë sa është e mundshme fletë të purqarkut mjekësor (Nasturtium officinale) – në formë sallate, me vaj dhe me lëng limoni. Pastaj pihet çaji prej bungut, fletëve të hithrës së re ( në formë spinaqi, i zier në lëng të vet) dhe fletëve të boronicave.
Shfrytëzohen sidomos lëvozhgat e fasules së re si çaj, 1 lugë në 3 dl ujë zihet 4-6 minuta. Shumë njerëz janë shëruar plotësisht me këtë ilaç. Po ashtu, janë të mira edhe kokrrat e elbit. Të gjitha këto mund të përdoren në trajta të ndryshme: si çaj, lëng dhe pluhur.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Aids, (Sida) Sindroma e imuno-mungesës së fituar

* Merren në (pjesë të barabarta) lulja e balsamit (kantarioni), gëzhoja e bishtajave, gjethet e dudit të zi dhe të gjitha përzihen mirë. Nga kjo përgatitet çaj i: 1 lugë përzierje zihet 3 minuta në 3 dl ujë, lihet 10-15 minuta mbuluar, kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga 1 gotë para ushqimit.

*Merren 2 limona të vegjël, 1 filxhan gjethe të reja (të grira) të selinos dhe II filxhana ujë të ftohtë. Qiten në mikser dhe përfitohet lëngu. Pastaj i shtohet mjalti ose sheqeri (i vrugët), sipas shijes, por në sasi të vogël. Merret sipas nevojës dhe më së pakut 2 herë në ditë.

Përgatiti: Idriz Ulaj

p.s Mbani kontaktet me mjekun tuaj personal

Categories

Archives