Tuesday, 23/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Recetë mjalti për dhembje në fyt dhe për rritje imuniteti



Recetë mjalti për dhembje në fyt dhe për rritje imuniteti

Ju duhen:

– 2 limona,

– 1 rrënjë mesatare xhenxhefili,51bb4169d9127e114c0001c7._w.540_s.fit_

– mjaltë rreth 500 gr.

Përgatitja:

Limonin lajeni mirë dhe prejeni në copa. Xhenxhefilin qërojeni dhe prejeni në feta.

Vendosini në një kavanoz të pastër prej qelqi me masë 1l. Mbuloni me mjaltë, por jo deri në grykë të kavanozit. Lëreni të qëndroj një ditë (limoni dhe xhenxhefili do të lirojnë lëngun e tyre).

Ilaq i thjeshtë për dhembje në fyt dhe një mjet i shkëlqyeshëm për rritje të imunitetit.





Mbylleni kavanozin dhe vendoseni në frigo për 1 deri 2 muaj. Kur kjo përzierje të bëhet gjelatinoze  hollojeni me pak ujë të nxehtë (sipas dëshirës).

Ilaci juaj tani është gati.

Nëse e përgatisni tani – do jeni të gatshëm për sezonën e ftohjeve.

 Doza ditore për të rritur – 2 lugë të mesme në ditë. Për fëmijë – 1 deri 2 lugë të vogla pra caji. Mundë ta shtoni në caj. E shëndetshme, e shijshme dhe efikase inshaAllah.

Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini