Friday, 25/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Receta më e mirë e shpëlarësit të gojës. Ja si ta bëni vetë në shtëpi

Receta më e mirë e shpëlarësit të gojës. Ja si ta bëni vetë në shtëpi

Ushqimet e shumta që konsumoni gjatë ditës mbushin dhëmbët dhe lëshojnë aroma të ndryshme në gojë.

Ju nuk mund të jeni gjithë kohës në shtëpi dhe në këtë mënyrë nuk mund t’i lani dhëmbët sa herë që hani. Pothuajse të gjithë njerëzit i lajnë dhëmbët në mëngjes dhe në mbrëmje.

Kështu, në mungesë të kohës shpesh përdorni shpëlarës që mbajnë larg aromën e pakëndshme të gojës dhe për më tepër e dezinfektojnë atë.

Ne kemi një recetë shumë të mirë se si të bëni vetë shpëlarës goje në shtëpi dhe ta mbani atë me vete sa herë t’ju duhet.

Me këtë recetë të thjeshtë jo vetëm që shpenzoni pak para, por goja juaj do të mbajë gjatë gjithë ditës aromë të mirë.

Përbërësit:
280 ml ujë (ose 1 filxhan çaji),1 lugë çaji karafil,1 lugë çaji kanellë,1 lugë çaji ekstrakt mente, 2 lugë çaji majdanoz i freskët, i grirë

Përgatitja:
Hidhni ujin në një enë të vogël. Vendoseni në zjarr në temperaturë mesatare dhe lëreni derisa të vlojë.

Më pas hidhni në të kanellën, karafilin dhe ekstraktin e mentes.

Rikthejini në zjarr dhe ziejini për 10 minuta. Më pas largojeni përzierjen nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Kullojeni, hidheni në një shishe të pastër dhe mbylleni me kapak. Përdoreni herë pas here duke bërë gargarë.shije.life

Categories

Archives