Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Realiteti i dorëheqjes se papës


Realiteti i dorëheqjes se papës


Shefqet KrasniqiShkruan: Dr. Shefqet Krasniqi

Që nga momenti kur Papa Benedikti XVI-të paralajmëroi dorëheqjen, për -siç është deklaruar vet ai- shkak të pamundësisë për të realizuar premtimet e bëra për ta çuar Kishën Katolike përpara dhe për shkak të shëndetit të tij, komentet dhe analizat nga analistë dhe individë të ndryshëm për të vërtetën që fshihet prapa vendimit të Papës nuk kanë munguar.

Disa kanë thënë se kjo reflekton sinqeritetin e Papës, duke nxjerr mesazhe për kinse aktin moral të dorëheqjes në rast të pamundësisë për të kryer me nder detyrën, derisa të tjerë konsideruan se dorëheqja vjen pas presionit për aktet e turpshme të pedofilisë së priftërinjve dhe skandaleve tjera brenda Kishës. Pra, për shkak të dobësisë së tij për të menaxhuar Kishën.

Vendimi i Papës është për të provokuar reagime dhe komente për faktin se, si akt, ndodh shumë rrallë brenda Kishës, është i pari pas plot gjashtë shekujsh, dhe po kështu, për shkak të rrethanave në të cilat ndodhet Kisha, e që ka të bëjë me ndryshime të qëndrimeve doktrinare, si përkrahja e martesave të së njëjtës gjini, etj.

Pra, a është dorëhequr Papa për shkaqe personale apo për shkaqe tjera?

Personalisht, nuk kam besuar dhe nuk besoj se dorëheqja e tij është akt moral apo se vjen si pasojë e shëndetit të lig, sidomos kur kihet parasysh se Kisha edhe më parë është ballafaquar me udhëheqës të sëmurë, por që nuk kanë dhënë dorëheqje. Dorëheqja, nuk është e pranuar si akt në Kishë edhe për faktin se Papa vlerësohet për njeri të shenjtë dhe se nuk gabon. Por, si doli që ky Papa të jep dorëheqje? A është ky “mëkatari” i parë? A është ky thyesi i rregullit kishtar? A po fillon një traditë të papranuar për Kishën? Pastaj a dha Papa dorëheqje duke qenë si i shenjtë dhe i pagabuar, apo më parë iu zhvesh shenjtëria e më pas dha dorëheqje?!

Papa, siç është vlerësuar nga shumëkush që nga publikimi i vendimit të tij për dorëheqje, e deri tani kur gazeta “Repubblica” publikon edhe fakte të reja, është dyshuar shumë të ketë dhënë dorëheqje për arsye personale. Gazeta në fjalë ka zbuluar dimensionet e skandaleve në moral dhe korrupsionit në Vatikan. Ajo përmend raportet me nga 300 faqe që i janë dorëzuar Papës për parregullsitë në Vatikan. Sipas gazetës, pasi i ka lexuar raportet, Papa ka vendosur të tërhiqet. Repubblica më tutje shkruan se kardinalët kanë zbuluar edhe rrjet sekret të homoseksualëve në Vatikan.

Por, këto nuk janë arsyet e vetme. Ka edhe shkaqe tjera. Një burim nga Lindja e Mesme citon një njohës dhe ekspert i feve qiellore Isam Mudir, i cili jep një shpjegim tejet interesant. Sipas tij, arsyeja pse Papa ka vendosur të dorëhiqet ka të bëjë me vjedhjen e një dokumenti nga Vatikani, respektivisht të një Bible të vjetër në të cilin shënon qartë emri i Muhamedit si profet pas Isaut – Jezusit, gjë të cilën e mohojnë të krishterët.

Shkak tjetër, të nënvizuar nga burimi në fjalë, është edhe pranimi i Islamit nga shumë kardinalë dhe priftërinj, brenda dhe jashtë Vatikanit, e që kanë shqetësuar Kishën tejmase. Në fakt, Vatikani është përpjekur t’i mbajë si raste të izoluara, por e vërteta ka dalë në shesh. Një nga këta kardinalë, për ta praktikuar fenë e re, Islamin, është detyruar të ikë në Afrikën e Jugut, e ka prej tyre që vazhdojnë të qëndrojnë në Vatikan ndërsa e mbajnë të fshehur besimin e tyre islam.

Vatikani është munduar një kohë të gjatë t’i fsheh këto ngjarje nga publiku, sikur që është munduar t’i fsheh skandalet seksuale në kisha, por jo kot thotë populli “kungulli nuk rri gjithnjë mbi ujë.” Të gjitha këto ndodhi e kanë shqetësuar shumë kreun e Kishës Katolike dhe me pamundësi për ta gjetur atë dokument tepër sekret se kush e ka marrë dhe se ku është tani, gjithashtu me pamundësi për t’i zbuluar ata kardinalë që kanë pranuar Islamin dhe për t’i ndalë nga ai konvertim, Papa ka vendosur që vet të tërhiqet. Ai ka edhe arsye tjera sigurisht, e ndër to edhe fakti se Kisha Katolike është në krizë jo të vogël për shumë shkaqe e arsye, e ndër to edhe rënia e numrit të katolikëve dhe rritja e numrit të muslimanëve, në veçanti në Evropë. Përderisa në një kohë feja katolike ka qenë feja më e famshme dhe më e madhe në botë, sot shumicën e kishave i gjejmë të zbrazta, bile disa nga to edhe janë mbyllur fare.

Unë e lus Allahun që Papës t’ia zbut zemrën sikurse atyre kardinalëve e priftërinjve të theksuar më parë, e ta pranon Islamin, fenë e Isaut-Jezusit, fenë e Musaut, fenë e Ibrahimit, të Muhamedit dhe të gjithë pejgamberëve të Zotit, të pranojë se Muhamedi është profeti i fundit i cekur shumë qartë dhe mirë në të gjitha librat e shenjta, gjë të cilën e di mirë Papa dhe bashkëpunëtorët e tij. Këtë gjë e ka konfirmuar Kur’ani:

“Atyre që ua kemi dhënë librin, ata e njohin atë (Muhamedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup pre tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën.” (Bekare: 146)

E thërrasim Papën në Islam, ngase kështu do ta fitonte Muhamedin dhe nuk do ta humbte Isanë, alejhima selam!

Allahun e Madhëruar e lus për falje dhe sukses!

Një shkrim tjetër i dobishëm  Per martesën

Categories

Archives