Sunday, 26/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Reagon Berisha: Himara, djep i atdhetarizmit shqiptar


Reagon Berisha: Himara, djep i atdhetarizmit shqiptar


Kryeministri në detyrë, SaliBerisha ka reaguar sot mbi deklaratat antishqiptare të 11 Gushtit të kësja vere bërë në Himarë. Berisha vlerësoi sot në rrjetin social Facebook, se ceremonia mortore ndaj Aristotel Gumës ishte e politizuar. 

berisha koment

Sipas Berishës, Himara është djep i atdhetarizmit shqiptar dhe se Çdo përpjekje për minoritet tjetër aty, është tragjikomike. 

“Një ceremoni mortore e politizuar deri në nazizëm nga një grusht fare i vogël ekstremistësh, vrau këto ditë për së dyti të riun A. Guma. 

Përpjekjet për të gjetur nëpërmjet nekropolitikës, minoritet në Himarë janë donkishoteske dhe tragjikomike. Himara në shekuj ka qenë dhe mbetet djep i atdhetarizmit shqiptar me kontribute të mëdha në luftrat e vendit për liri, në letrat, artin dhe kulturën kombëtare. 

Në këtë zonë, disa nga fshatrat dhe vetë Himara jane bilingual, por me ADN dhe nëngrupe gjaku identike me fshatrat e tjera që në mijëra vjet nuk kanë folur një fjalë në gjuhën greke apo tjetër përveçse shqipes se bukur. Njëceremoni përkujtimore mortore me politizim ekstrem dëshmon dhe njëherë mjerimin e atyre që duan të gjejnë në të vdekur, gjurmët e një minoriteti që nuk ka egzistuar kurrë në Himarë. Sb”, shkruan Berisha në Facebook. /albeu/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Përmbytjet, 1000 familje të qytetit të Tiranës në gjendje emergjente

Categories

Archives