Wednesday, 20/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

RD: Rama, një nga aksionerët e Lacios?

RD: Rama, një nga aksionerët e Lacios?

rama6-300x199“Edi Rama është një nga aksionerët e Lacios? Kjo nuk mund të jetë një rrufe në qiell të hapur. Prej kohësh burime sportive deklarojnë nën zë se Rama është një prej aksionerëve të fshehtë tek Lacio”

Kështu shkruan në numrin e saj të sotëm organi zyrtar i Rilindjes Demokratike duke u bazuar nga fakti se kryeministri i ardhshem Edi Rama ka ndjekur finalen e Superkupës së Italisë.

Sipas kësaj të fundit, edhe pse Juventusi, ekipi me të cilin Rama është tifoz, shënoi katër gola, ai u pa i mërzitur në të katërt golat e shënuar, çka tregon “lidhjet” e Ramës me Lacion.

“RD” shkruan se Rama ka paguar 600 euro për biletën e takimit, ndërkohë që në fakt ai ishte ftuar nga ana e drejtorit sportive të Lacios, Igli Tare.

“Janë të njohura rastet ku oligarkë rusë si Abramoviç tek Çelsi dhe shumë të tjerë shpenzojnë milionat e fituara nga kaosi ekonomik më Rusi në futbollin anglez e gjetkë. Nën shembullin e oligarkëve rusë, tani kanë nisur të hyjnë në futboll edhe oligarkët e rinj kinezë, arabët dhe pse jo edhe një shqiptar si Edi Rama. Në ndryshim nga të gjithë oligarkët e tjerë, Rama ka një problem tjetër. Nëse Abramoviç dhe të tjerë nuk kanë ambicie për karrierë politike, Rama do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, ndaj ai nuk mund të bëjë publike shumat të cilat ai pastron përmes sportit të futbollit”, shkruan “RD”.

Rama, ka qenë prezent mbrëmjen e djeshme në finalen e Superkupës së Italisë, Lacio-Juventus, e fituar më rezultat të thellë, 4-0 nga ana e bardhezinjve. Rama tashmë dihet që është një tifoz i hershëm i Juventusit dhe e ka shijuar fitoren e bardhezinjve, gjë që u pa teksa televizionet italiane e kanë fokusuar atë në tribunën e “Olimpikos”.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Arma kimike e Sirisë e testuar në Shqipërinë e 1978-s (VIDEO)

Rama mësohet se është ftuar në stadium nga Igli Tare, drejtor sportive i Lacios, me të cilin ka një miqësi të vjetër. /albeu/

Categories

Archives