Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rasti “Medicus”, mjeku pranon fajësinë


Rasti “Medicus”, mjeku pranon fajësinë


Rasti “Medicus”, mjeku pranon fajësinë

Mjeku Driton Jilta do të pranojë fajësinë për kontributin e dhënë gjatë operacioneve për transplantimin e veshkave në klinikën “Medicus”.
Këtë do ta bëjë sot para trupit gjykues. Ky pranim i fajit se ka kryer vepër penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore pritet t’i shpërblehet me dënim të vogël.
Jillta është njëri prej shtatë të akuzuarve në rastin “Medicus” në krye me urologun Lutfi Dervishi, shkruan Koha Ditore.
Ai ka marrë këtë vendim për pranim fajësie pasi prokurori kanadez Jonathan Ratel ka ndryshuar akuzën. Dy vjet më parë ishte akuzuar për trafikim me njerëz, krim të organizuar, ndërsa me aktakuzën e re të ndryshuar akuzohet për përdorim të detyrës zyrtare ose autorizimit dhe për veprën penale të ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore.
Jilta, i cili në vitin 2008 kishte punuar në OSBE si mjek, ishte akuzuar për krim të organizuar dhe trafikim me njerëz./IO/kohaislame.com

Një shkrim tjetër i dobishëm  Neziri: Diaspora nuk ka interes për shqipen

Categories

Archives