Saturday, 21/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Rasti “Duda”, alarm për parandalimin e dhunës


Rasti “Duda”, alarm për parandalimin e dhunës


Një video incizim, ku një vajzë e mitur shihet duke i shpërndarë flakaresha bashkëmoshatares së saj, në mënyrë brutale, është njëri nga treguesit se vetëm përmes raportimit, mund të ndalet dhuna. Kështu ka theksuar për Telegrafin sociologu Shemsi Krasniqi.

rasti duda

Sociologu Krasniqi vlerëson se dhuna në shkolla është shumë më komplekse se sa që mendohet dhe se ajo është shumëdimensionale dhe shumë faktoriale.

“Shoqëria duhet të reagojë që me shfaqjen e shenjave të para të dhunës, e jo vetëm pasi që ajo të ndodhë. Shumë më e mirë është preventiva sesa raportimi. Shoqëria nuk duhet të pres që të raportohen rastet, por duhet t’i angazhojë të gjithë mekanizmat e vet preventivë, në mënyrë që dhuna të eliminohet në start, në zanafillë”, tha Krasniqi për Telegrafin.

Ai thotë se dhuna aksidentale nuk mund të zhduket plotësisht, por dhuna e organizuar, sistematike, e cila vjen prej grupeve joformale dhe elementeve kriminale, duhet dhe mund të parandalohet dhe të zhduket krejtësisht.

“Kjo tashmë është brengë reale, por shumë probleme shoqëria i injoron, pak në mënyrë të qëllimshme e pak edhe pa vetëdije, e duket se po e injoron edhe dhunën shkollore. Shoqëria është si një lloj organizmi i cili vazhdimisht promovon pastërtinë dhe vlerën e vet, e njëkohësisht mundohet ta fshehë papastërtinë dhe mangësinë e vet. Përgjegjësit e sigurisë nëpër shkolla dhe të gjithë faktorët shkollorë duhet të jenë shumë më vigjilentë, shumë me efikas, me aktiv dhe me të pakompromis në luftimin e dhunës dhe diskriminimit”, ka shtuar Krasniqi.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti në një prononcim për Telegrafin, ka deklaruar se Policia e Kosovës është në dijeni për rastin, por ka mohuar zërat se është arrestuar vajza, e cila ka ushtruar dhunë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Hoxha Fatmir Latifi, bën edhe një pajtim në Mitrovicë

“Ne e kemi parë videon. Mirëpo, vajza e cila ka ushtruar dhunë mbi shoqen e klasës është e mitur dhe ne sipas ligjit jemi të kufizuar të ndërhyjmë. Bëhet fjalë për nxënës të shkollës fillore, të cilët nuk kanë përgjegjësi penale, sepse janë në moshën 14 vjeçare. Në këtë drejtim është duke punuar Qendra për Punë Sociale – zyrtarët për të mitur dhe Drejtoria Komunale e Arsimit. Policia e Kosovës për momentin nuk mund të jap ndonjë verdikt për rastin në fjalë, sepse sipas ligjit roli ynë në këtë rast është dytësor”, ka shtuar Zahiti. (B.D.) /Telegrafi/

image_pdf

Categories

Archives