Sunday, 22/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Rama: Ata që flasin keq për vizitën e Erdoganit, janë idiotë


Rama: Ata që flasin keq për vizitën e Erdoganit, janë idiotë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për Ora News ka folur rreth vizitës së kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan. Ai i ka quajtur idiotë ata persona që fotografinë e tij me Erdoganin e quajnë të rrezikshme.

edi rama
Në pyetjen e Ora News lidhur me fotografinë e tij me Erdogan dhe cilësimin si e rrezikshme, Rama është shprehur “Këta janë idiotë. Turqia është një anëtar i NATO-s. Kryeministri turk është një mbështetës i shqiptarëve, ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën ata që këta vazhdojnë të flasin nuk do ta bëjnë edhe po të kishin 7 jetë. Është Kryeministri që lobon sot e gjithë ditën për njohje të reja për Kosovën. Në lidhje me fotografinë jam i lumtur që kam qenë i ftuar në shtëpinë e një miku të rinisë së këtij kryeministri. Ne e kemi shpallur në programin tonë me kohë Turqinë si partnere strategjike”.

Ai më tej shprehet se kryeministri Erdogan është partner dhe aleat i SHBA dhe vendeve më të fuqishme të BE-së, në funksion të asaj që Turqia sot përfaqëson.

“Kjo është një miqësi që ne shqiptarët jemi të interesuar ta ushqejmë se jo vetëm nuk kemi parë keq, por kemi parë mirë. Kur e akuzon tjetrin për diçka pa fakte e akuzon për diçka që t’i do të bëje në vendin e tij. Këta do bënin pakt me djallin… do shisnin Shqipërinë në çdo ankand se e kanë bërë, si mund të kërcënojnë aleatët e këtij vendi”, shprehet Rama. /Telegrafi/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Berisha kërcënon Ramën: Mos provoko shqiptarët me Enver Hoxhën

Categories

Archives