Wednesday, 18/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Raketa Antares drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës


Raketa Antares drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës


Në një moment tjetër të rëndësishëm për programin amerikan të hapësirës, në epokën pa anije hapësinore, një raketë tregëtare që ka si objektiv furnizimin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës do të lëshohet për një provë sot nga një qendër fluturimi e NASA-s në brigjet e Atlantikut në shtetin Virginia.

Raketa Antares 40 metra e gjatë është ndërtuar nga Korporata e Shkencave Orbitale duke përdorur sisteme raketash amerikane dhe ruse. Firma nga Kalifornia ka nënshkruar një kontratë me NASA-n për të transportuar artikuj dhe më pas astronautë në stacionm, duke përdorur modulin robotik të hapësirës së kompanisë Cygnus.

Në provën e sotme, Antares do të ketë vetëm një peshë ekuivalente me peshën e modulit Cygnus në një mision që ka si synim të kontrollojë cilësinë e tij. Pesha pritet të arrijë orbitën e tokës por nuk do të arrrijë në Stacionin e Hapësirës.zeriamerikes/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  GTA V - loja më e shtrenjtë që është krijuar ndonjëherë në histori /video/

Categories

Archives