Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Qytetarët paguajnë, kuvendarët bëjnë ekskursione


Qytetarët paguajnë, kuvendarët bëjnë ekskursione


Vendimi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit që anëtarët eKuvendit të shkojnë në ekskursione me parat e taksapaguesve të qytetarëvë është kundërshtuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Sipas KDI’së, vendimet e tilla të Kuvendit të Komunës sëPrizrenit bien ndesh me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, ku të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës kanë konflikt interesi, meqë vendimi i tillë për shkuarjen në ekskursion është vendim i dëfrimit dhe qejfit të tyre pa u ndërlidhë me interesin qytetarë.

“Duhet përmendur faktin se anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit në seancën e dhjetorit të vitit të kaluar, kishin marrë vendim që për vetën e tyre dhe të gjithë shërbyesit civil të marrin dhurata për festat e fundvitit. Vendimi i tillë i kushtojë qytetarëve të Prizrenit hiç më pakë se 46 mijë euro duke mos hyre në procedurat tenderuese, procedura këto të cilat ishin në kundërshtim flagrant me ligjin e prokurimit publik” thuhet në reagim.

Ndërkohë që KDI ka kërkuar nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenittë tregohen parimorë dhe të shfuqizojnë vendimin për shkuarjen në ekskursion dhe të reflektojnë më shumë interesin e përgjithshëm qytetarë. /albeu/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Ish pjesëtarët e UÇK, përgënjeshtrojnë portalet dhe kritikojnë nxitjen e urrjetjes ndaj imamëve

Categories

Archives