Tuesday, 24/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Qumshti i nënës vakcina më e mirë për bebën


Qumshti i nënës vakcina më e mirë për bebën


“Qumështi i nënës është specifik për fëmijën e saj,
qumështi i lopës është specifik për të voglin e lopës” (UNICEF)

Çdo ditë e më tepër kërkimet shkencore po nxjerrin në pah vlerat që përmban qumështi i nënës. Përbërja e pasur me ushqimin e plotë që i nevojitet fëmijës, ndryshimi i përbërjes së tij sipas nevojës së fëmijës në periudha të ndryshme kohore, përmbajtja e proteinave, lipideve(yndyrave) dhe karbohidrateve (sheqernave) në masat me ideale dhe plot veçori të tjera kanë bërë që shkencëtarët t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë kësaj çështjeje.Disa nga organizatat më të mëdha botërore si: World Health Organization, UNICEF, Academy of Breastfeeding Medicine, American Academy of Family Physician etj, rekomandojnë gjidhënien në mënyrë ekskluzive për 6 muajt e parë të jetës. Nga lindja deri në muajin e 6´të dieta e fëmijës duhet të përmbajë 100% qumësht nëne, jo ujë e jo lëngje. Nga muaji i 6´të e deri në muajin e 12´të, 50% qumësht nëne dhe 50% ushqim i rekomanduar nga mjeku.
Nga muaji i 12´të deri në muajin e 24´të, qumështi i nënës duhet të përbëjë 33% të dietës së fëmijës. Këto shifra na tregojnë qartë se gjidhënia duhet të zgjasë dy vite të plota dhe ushqimet shtesë duhet të fillojnë pas muajit të 6´të me rekomandim nga mjeku dhe jo që në muajin e dytë apo të tretë, siç po ndodh sot.
Eshtë për të ardhur keq kur shikon se sot tregjet janë mbushur me një shumllojshmëri ushqimesh për fëmijë.Nënat, veçanërisht ato që jetojnë në qytete, mundohen t’i ushqejnë fëmijët sipas modelit perëndimor. Si rrjedhojë, është vërejtur një rritje dramatike në mosdhënien e gjirit dhe në fillimin e hershëm të ushqimit. Po ashtu ka edhe një rritje të diarres (barkeqitjes), malnutricionit (kequshqyeshmerise) dhe vdekjeve tek fëmijët. Ndoshta përmendja e disa veçorive që ndodhen në qumështin e nënës mund t’u nevojitet nënave që të tregohen më të kujdesshme ndaj fëmijëve të tyre dhe të mos hedhin ndonjë hap që mund t’u kushtojë më vonë.

Rëndësia e gjidhënies

Qumështi i nënës ka veçori imunitare dhe e mbron fëmijën ndaj infeksioneve, prandaj dhe është quajtur “vaksina e parë për bebet”. Ai përmban ushqimin e nevojshëm për 6 muajt e parë dhe njëkohësisht i bën fëmijët rezistues ndaj infeksioneve si diarea, otitis media (infeksion i veshit te mesem), infeksione të rrugëve të frymëmarrjes…etj.
Përmban substancën “Bifidus Faktor” që ndihmon bakterin Lactobacillus Bifidus të shumohet në zorrët e fëmijës dhe ndalon bakteret e tjerë të shtohen dhe të shkaktojnë diare (barkeqitje).
Përmban ujë të mjaftueshëm për fëmijën edhe kur moti është tepër i nxehtë, në të njëjtën kohë është zgjedhja numër një në ndalimin e dehidrimit (humbjes se ujit).
Përmban më shumë laktozë se çdo qumësht tjetër, dhe kjo është ajo për të cilën ka më shumë nevojë fëmija.
Përmban hekur të mjaftueshëm dhe të përshtatshëm për t’u absorbuar(thithur) në zorrët e fëmijës, prandaj dhe tek fëmijët e ushqyer me qumështin e nënës nuk vërehet anemia dhe mungesa e hekurit.

Përmban enzimën LIPAZE që zberthen lipidet dhe ndihmon në tretjen e qumështit. Prandaj dhe këta fëmijë mund të kërkojnë të ushqehen përsëri, më shpejt se fëmijët e tjerë. Po ashtu është vënë re se koha e zbrazjes së stomakut tek fëmijët e ushqyer me qumësht lope është 4 ore, ndërsa për ata që vazhdojnë gjidhënien është 1.5 orë. Kjo ndodh për shkak të kazeinës që në qumështin e lopës ndodhet në masa shumë herë më të mëdha se në qumështin e nënës.

Është vërtetuar se fëmijët e ushqyer me qumështin e nënës janë ngritur në këmbë më herët se fëmijët e tjerë. Po ashtu është parë se në vitet e mëvonshme tek këta fëmijë, niveli i IQ (testi i zgjuarsisë) është më i lartë. Në 5% të fëmijëve të ushqyer me qumështin e nënës për 4 deri në 9 muaj, niveli i IQ ishte 130, ndërkohë që një nivel i tillë nuk është vënë re tek fëmijët e ushqyer me qumësht lope (vlera normale e IQ është 100-110). Shpjegimi më i mundshëm është niveli i proteinave dhe lipideve, që në qumështin e nënës ndodhen në masa të përshtatshme për zhvillimin e trurit.
(Të mos harrojmë se 50% e trurit zhvillohet kur fëmija është në barkun e nënës, 40% në 2 vitet e para të jetës dhe pjesa tjetër në vitet e mëvonshme.)
Gjidhënia është e dobishme sa për fëmijën ashtu edhe për nënën.
Fillimi i gjidhënies menjëherë pas lindjes, rrit nivelin e sekretimit të hormonit OXYTOCINE i cili bën uterusin (mitren) të tkurret, përshpejton mbledhjen e tij, lehtëson nxjerrjen e placentës dhe si rrjedhojë ndalon gjakderdhjen.

Gjidhënia pengon ajtjen dhe qelbëzimin e gjirit nga qumështi. Po ashtu pengon shtatëzaninë në 6 muajt e parë. Ul rrezikun e osteoporozes dhe frakturave në pjesën e legenit te gratë pas menopauzës.
Tek nënat që e praktikojnë gjidhënien, kanceri i gjirit dhe i vezoreve është më i rrallë. Në 200 vitet e fundit kanceri i gjirit është përhapur shumë, dhe është virusi më i përhapur tek gratë në vendet e zhvilluara. Në shtetet perëndimore, në çdo 20 gra, njëra vdes nga kanceri i gjirit, ndërsa në çdo 4 gra, njëra ka sëmundje neoplastike në gji. Po ashtu ka rritje edhe në kancerin e uterusit. Për shembull, në Angli në çdo 5 gra njërës i hiqet uterusi.
Në të njëjtën kohë gjidhënia ndikon edhe në psikologjinë e nënës dhe fëmijës, i bën ata që të lidhen fort me njëri-tjetrin.
Është për t’u përmendur se përbërja e qumështit të nënës ndryshon në mënyrë fiziologjike (funksionale) duke iu përshtatur nevojave të fëmijës në etapa të ndryshme.
” Nëse do të ekzistonte një vaksinë që do të pengonte vdekjen e miliona fëmijëve në vit, që nuk ka efekte anësore, që mund të merret nga goja dhe që është ekonomike, do të praktikohej menjëherë për vetë faktin se është mënyra ideale imunitare për shëndetin e shoqërisë. Dhe ja, të ushqyerit me qumështin e nënës është një mënyrë e tillë imunitare.”(Lancet 1994; 344:1239)

Çdo fëmijë që lind, është nën kujdesin dhe mbrojtjen e Zotit të madhëruar. Nëse ne si prindër do i respektonim urdhërat dhe porositë e Zotit, bereqetin do e shihnim të konkretizuar tek fëmijët tanë.

“Thotë Zoti në Kuranin famëlartë: “Nënat le t’u japin gji fëmijëve të tyre dy vjet, për ata që duan t’ia plotësojnë dhënien e gjirit.” (Bekare, 233)

Pershtati: Mjekesia Islame

 
image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Mishi i peshkut

Categories

Archives