Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Qumështi(Leben) ne kendveshtrim Islam


Qumështi(Leben) ne kendveshtrim Islam


qumeshti kendveshtrim islamAll-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“…lumenj nga qumështi me shije të paprishur…” (Muhammed:15)
Në një ajet tjetër thuhet:
“…ju japim të pini qumësht të pastër…” (En-Nahël:66)
Ibn Abbasi transmeton se Pejgamberi i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Çdokush që pin qumësht le të thotë: `Bekimi i All-llahut qoftë mbi të dhe All-llahu na e shtoftë atë, sepse ne nuk dimë asnjë ushqim dhe pije që mund të krahasohet me të”. Hadithin e ka regjstruar Tirmidhiu. Ibn Abbasi po ashtu transmeton se Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve selem, e donte shumë qumështin.
Qumështi më i mire është qumështi i nënës.

Është e njohur se qumështi me kalimin e kohës e ndërron shijen, prandaj All-llahu, subhanehu ve teala, thotë se qumështi në Xhennet asnjëherë nuk e ndërron shijen.
Qumështi e pastron trupin, i relakson zorrët, stimulon pasionin seksual dhe prodhimin e spermatozoidëve. Qumështi po ashtu e forcon memorjen dhe çdo lloj qumështi pos qumështit të devesë është diuretik (ilaç që shkakton nxjerrjen e lëngut të tepërt me urine) dhe është i dobishëm për shërimin e edemit. Kjo sëmundje nuk paraqitet pos në raste kur mëlçia është shumë e dëmtuar.
Nëse personi ndalet nga marrja e ushqimit dhe pijes dhe fillon të pijë qumësht, sigurisht do të shërohet.
Ibn Abbasi transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e kishte shprehi ta shpërlajë gojën me ujë pas pirjes së qumështit duke thënë se yndyra e cila gjendet në qumësht është e dëmshme për ata që kanë kokëdhimbje ose ethe. Këtë hadith e kanë regjistruar Buhariu dhe Muslimi. Mjekët po ashtu kanë vërtetuar se qumështi është mjaft i dëmshëm për personat që vuajnë nga dhembja e kokës ose ethet.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, një here i ofruan qumësht, që kishte qëndruar një kohë dhe qumësht të freskët me ujë, e piu qumështin e freskët dhe tha: “Në këtë qumësht është fati dhe siguria.” Këtë hadith e ka regjistruar Buhariu.
Qumështi i dhisë është i mire për shërimin e tuberkulozit.
Ibn Mes`udi ka thënë: “All-llahu nuk ka krijuar asnjë sëmundje, e për të të mos kishte krijuar ilaçin, prandaj pijeni qumështin e lopes, sepse lopa ushqehet me të gjitha llojet e barnave.” Hadithin e ka regjistruar Nesaiu

Ky hadith na mëson se nuk ka sëmundje, e pët të të mos ketë ilaç. Nga kjo redh se duhet t`i shfrytëzojmë aftësitë të cilat All-llahu, subhanehu ve teala, na i ka dhënë dhe duhet ta drejtojmë tërë energjinë që e kemi kah studimi i mjekësisë, sepse nëse e dime se për çdo gjë ka ilaç, sigurisht se do të dëshirojmë edhe ta gjejmë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Arra (Xhevz) ne kendveshtrim Islam

Qumështi i devesë përdoret për shërimin e gastritit (ndezje e mukozës së lukthit), i cili është pasojë e mëlçisë së dobët.

Categories

Archives