Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Qumështi me cokollatë


Qumështi me cokollatë


Qumështi me cokollatë per ushtrime

Organizmit tonë pas ushtrimeve më shumë i përgjigjet qumështi pa yndyrë me çokollatë, sepse përmban raportin ideal të proteinave dhe karbohidrateve, kanë treguar madje katër studime.

Një hulumtim është kryer në grupin e ushtruesve të rregullt të cilët gjithmonë pas treningut kanë pirë qumësht. Është dëshmuar që ata kanë pasur ton më të mirë të muskujve dhe kanë qenë në formë më të mirë se sa grupi në të cilin kanë pirë pije tjera.

Hulumtimi tjetër është kryer në çiklistë, të cilët, sipas rezultateve, mesatarisht kanë arritur 6 minuta më herët, sepse kanë pasur më shumë fuqi se më parë, kur nuk kanë marrë qumësht pa yndyrë me çokollatë.
Në krahasim me të testuarit që kanë konsumuar pije klasike sportive, ata që kanë konsumuar qumësht me çokollatë kanë mundur të durojnë dyfish më shumë treningun si aerobikun. Po ashtu, vetëm për katër javë kanë arritur të fitojnë më shumë masë muskulore dhe të humbin yndyrat e tepërta, ka treguar një hulumtim.
“Rezultatet e hulumtimeve tregojnë që qumështi i çokollatës ushtruesit amatorë mund t’i ndihmojë që në mënyrë më kualitative t’i kryejnë treningët e tyre”, kanë deklaruar udhëheqësit e hulumtimit nga fakulteti në Teksas dhe Austin./PK/.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Rreziqet e praktikimit të masturbimit
Tags:

Categories

Archives