Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Qumështi i devesë


Qumështi i devesë


Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “Vallë, a nuk i shohin devetë, se si janë krijuar?!” [El Gashije, 17].

Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se një delegacion nga fisi Ukkel erdhën tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe i dhanë besën për pranimin e Islamit. Por ata nuk ju përshtatën ushqimeve të tokës (së Medines), kështu që u sëmurëndhe iu ankuan për këtë gjë të Dërguarit të Allahut. Ai u tha: “A nuk dilni dhe shkoni te bariu ynë, që të pini nga qumështi i deveve dhe urina e tyre?” Ata thanë: “Po”, dhe shkuan, pinë nga qumështi dhe urina e deveve, u shëruan dhe vranë bariun e të Dërguarit të Allahut, dhe morën tufën e deveve… [Buhariu dhe Muslimi].

Kur Pejgamberi e mori vesh këtë gjë, dërgoi që të kërkonin për ta, dhe pasi i gjetën u dha dënimin e merituar. Në një transmetim tjetër nga Enesi (radiallahu anhu) thuhet se këtyre iu fry barku, pra kishin sëmundjen e hidropizisë. Ibën el Arabi thotë se sëmundja e tyre ka qenë sëmundje epidemike, kurse dikush tjetër thotë se ka qenë sëmundje që prek organet e brendshme të barkut.

 Qumështi i devesë konsiderohet ushqimi bazë i beduinëve të shkretëtirës, të cilin e konsiderojnë qumështin më të mirë që ekziston. Qumështi i devesë ndryshon për nga dobitë dhe përbërja e tij në varësi të prejardhjes së devesë, fazës së urinimit dhe mjeljes së saj, moshës së saj, llojit të ushqimit që ha si dhe në varësi të sasisë së ujit që magazinon për të pirë. Qumështi i devesë është qumështi që afron më shumë me qumështin e gjirit të njeriut, madje në shumë raste beduinët e privilegjojnë atë mbi qumështin e nënës për foshnjet e tyre.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Vaji i ulliritit (zejt,zejtun)

Categories

Archives