Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Qumështi – farmaci e barnave!


Qumështi – farmaci e barnave!


qumeshti bari natyral
Një gotë qumësht mund të përmbajë një kombinim të 20 analgjetikëve të ndryshëm, antibiotikëve dhe hormonit të rritjes. Ky është përfundimi i një hulumtimi të një ekipi të shkencëtarëve spanjollë dhe marokenë.

Duke bërë teste të shumta, shkencëtarët kanë zbuluar se substancat kimike, të cilat shfrytëzohen për mjekimin e njerëzve dhe kafshëve, në fakt janë të pranishme në qumështin e lopës, qumështin e dhisë dhe qumështin e nënës.

Sasitë e ‘barnave’ të pranishme në qumësht kanë qenë në nivel shumë të ulët, ashtu që nuk kanë efekt të dëmshëm te ata që e konsumojnë qumështin, porse mund të kihet vetëm dobi nga to.
Sipas të dhënave të studimit, këto substanca më së shumti janë të pranishme në qumështin e lopës, i cili është njëkohësisht qumështi që konsumohet më së shumti.

Në qumështin e lopës, krahas substancave, si acidi nifluminik, acidi mefenamik dhe ketorpofeni (që përdoren si analgjetikë), është gjetur edhe një formë e hormonit estrogjen.
Në qumështin e nënës, shkencëtarët kanë gjetur gjurmë të ibuprofenit dhe naproksenit (analgjetikë,antiimflamatorë dhe antipiretikë), si dhe antibiotikun triclosan dhe disa hormone./PK/.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Pemët
Tags:

Categories

Archives