Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

QSA shtron “Iftarin e Solidaritetit”

QSA shtron “Iftarin e Solidaritetit”

qsa

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) në Preshevë, organizoi “Iftarin e Solidaritetit”, aktivitetin tradicional për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në prani të rreth dyqind mysafirëve – përfaqësues të grupeve të ndryshme qëllimore të QSA-së, duke filluar nga aktivistët e QSA-së, bashkëpunëtorët, donatorët, bizneset lokale, përfaqësues të institucioneve publike dhe pushteteve lokale të komunave Preshevë dhe Bujanoc, përfitues, studentë, mysafirë eminent të Qendrave universitare të regjionit, bashkatdhetarë, përfaqësues të mediave lokale etj, të shtunën (19 korrik) QSA organizoi evenimentin e saj tradicional.

“Angazhimi i përbashkët në realizimin e projekteve në terren, ku përkrahen shtresat në nevojë të shoqërisë sonë gjatë një viti të plotë, detyrimisht n’a obligon të takohemi bashkërisht. Për këtë QSA ka zgjedhur kohën më të përshtatshme, muajin e mëshirës dhe solidaritetit, ditët më të vlefshme të këtij muaji dhe momentin kulminant kur Zoti i Gjithësisë i vështron me kënaqësi robërit e Tij, pra kohën e iftarit, ku besimtarët me modesti përfundojnë agjërimin e ditës që e lamë pas”, thuhet në kumtesën e QSA-së, transmeton Titulli.

Në “Iftarin e Solidaritetit”, hapjen e programit e bëri  Muzafer Ramadani me disa pjesë nga Kur’ani Famëlartë, për të pasuar fjala përshëndetëse e kryetarit të Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit dr. Lejlan Sadiku.

Sadiku vlerësoi lartë kontributin e të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë, si dhe rolin e solidarizimit me shtresat në nevojë.

Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Kuvendit Komunal në Preshevë dr.Ramiz Latifi. Ai falënderoi për kontributin e çdo njërit dhe QSA-së për angazhimin dhe ftesën për këtë iftar.

Nënkryetari i QSA-së Jetmir Selmani me këtë rast përcolli disa këshilla mbi solidaritetin, bazuar në inicialet Q.S.A., duke eksploruar shembuj dhe ngjarje të ndryshme nga historia profetike.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Me fat Kurban Bajrami /Urimet/

“QSA mbetet me shpresë që të pranishmit të kenë kaluar mirë iftarin e solidaritetit, me shpresë që ky iftar të reflektojë në të ardhmen si urë bashkëpunimi në realizimin e ideve dhe qëllimeve tona të përbashkëta, me qëllim të përmirësimit të jetës së njerëzve në nevojë në Luginë të Preshevës dhe më gjerë”.

QSA planifikon që Iftare të tilla të organizohen edhe në të ardhmen, ku si emërues i përbashkët i të gjithëve do të jetë solidarizimi në aktivitete të përbashkëta, duke ia ruajtur karakterin tradicional këtij evenimenti në këtë muaj të bekuar të Ramazanit

Categories

Archives