Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Qielli?

Qielli?

qielli

Qielli?

Sa i ngritur, sa i bukur?! Si qendron ai pa shtylla? Ne te gjithe e dime se trupat fizik s’kane mundesi ne nje gjendje te tille te qendrojn ne ajer {pa mbeshtetje}.Por ja, Qielli, Yjet, Dielli, Hena, qendrojn, dhe te gjithe keta trupa asnjeherë nuk harrojn obligimin e vet qe kane e as qe ngaterrohen. Vjen dita, kalon nata dhe pershendeten njera me tjetren, vjen mengjesi e pershendet terrin e zi. Kalon shiu, shfaqet dielli, i buzeqesh vetetimes.

Ne lexojm nje liber, nje roman, shohim nje film, shohim nje pallat, nje ndertes te mahnitshme, dhe te gjitha keto mendjet tona i mahnisin, apo? Po qielli? Hidhi nje veshtrim Qiellit a gjen ne te ndonje plasaritje? A mundet qe ndonje firme me e njohur ne bote, firma prej atyre qe kane ndertuar ndertesa te atilla qe quhen rrokaqiell, a mund qe ata te ndertojn nje Qiell??

“A nuk shikojn ata se si Qielli eshte ngritur larte, edhe kodrat se si jane venduar, edhe token se si eshte shtruar” {Gashije 18-20}

“Per ta eshte argument edhe nata, prej se ciles Ne largojm diten, kurse ata mbesin ne terr. Edhe dielli udheton ne kufirin e vet. Ai eshte percaktim i te Dijshmit. Edhe henes i kemi caktuar faza, derisa te kthehet ne trajten e harkut. As dielli nuk mund t’a arrij henen, e as nata para dites, po sejcili noton ne nje galaksion”

“Pasha Diellin dhe driten e Tij. Pasha henen kur vjen pas tij. Pasha diten kur dielli e shndrit. Pasha naten kur ajo e mbulon driten e diellit. Pasha Qiellin dhe ate qe e ndertoi ate. Pasha token dhe ate qe e shtriu ate” {Shems 1-7}

“Pasha naten qe shkon! A jane keto betime per te mencurin?!” {Fexhr 4-5}

“Pasha Qiellin me plot yje” {Buruxh 1}

Po Toka?

E rrafshet, si n’a mban te gjitheve? Pasiqe ajo vdes, i vjen uji nga Qielli i cili e ngjall serish. Po kush e kuptoi se Tokes i duhet uje? Po ate uje kush e mban ne Qiell? Ku rri uji? Me shekuj po rrjedh uje nga Qielli, a akoma nuk eshte harxhuar?

“Ne leshuam shi te mjaftueshem! Pastaj e çame Token sipas nevojes se bimes! {Abese 24-25}

“Dhe prej rreve te shtrydhura Ne kemi leshuar shi te madh” {Nebe’e 14}

“Dhe per ta eshte argument toka e vdekur, te cilen Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili hane. Dhe ne te Ne u kemi bere kopshte hurmash e rrushi dhe ne te u kemi dhene burime uji. {Jasin 33-34}

Kush i kontrollon te gjitha keto?

I dashuri im! Ai eshte Zoti, Allahu qe i krijoj te gjitha mua dhe ty. E kupton tani se sa i dobet je ti? Andaj perkulu perpara ketij Allahu qe vertet, meriton t’i thuhet Zot i Plotfuqishem, qe meriton madherim, adhurim, perkushtim, dashuri te pafundme.

“A në All-llahun po dyshoni?! Kujdestar i Qiejve dhe i Tokes”

“Do t’i shohin argumentet tona ne horizont dhe ne vehtet e tyre, derisa te binden se vertet Ky Kur’an eshte i vertet”

Pergatiti: Agron Islami

Tags:

Categories

Archives