Saturday, 16/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Qeveria Rama mbështje pa rezervë për studentët nga Lugina e Preshevës

Qeveria Rama mbështje pa rezervë për studentët nga Lugina e Preshevës

Kryetari i Komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa sot po qëndron në Tiranë, ndër takime tjera  u takua edhe me Ministren e sapo emëruar të  Arsimit znj. Lindita Nikolla. 

ragmia rama
Kryetari i paraqiti Ministres problemet e shqipëtarëve në Luginë të Preshevës rreth arsimimit të lartë në shqip, ku mori një përkrahje shum të fuqishme nga ajo, duke marr garancinë që do të mbështes Luginen pa rezervë, ajo u shpreh e gatshme që të  gjitha kuotat e pashfrytëzuara të trojeve (Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi), pas verifikimit në fakultete  ti jepen Luginës së Preshevës.

Gjithashtu, theksoi mbështetjen e plotë të kryemnistrit Edi Rama mbi kujdesin që duhet ti bëhet Luginës, si dhe mundësinë e shqyrtimit dhe korrektimit të vendimit të Këshillit të Ministrave, lidhur me shpërndarjen e kuotave për studentët, njofton kabineti i kryetarit të komunës në Preshevë.

Categories

Archives