Wednesday, 18/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Qeveria e Kosovës ua ul zërin ezanit dhe kambanave

Qeveria e Kosovës ua ul zërin ezanit dhe kambanave

xhamia kisha

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Mbrojtjen nga Zhurma.

 

Qëllimi i këtij projektligji është përcaktimi i qasjes unike dhe shmangies dhe parandalimit të efekteve negative, duke përfshirë edhe bezdisjen nga zhurma në mjedis.

 

Projektligji përcakton përgatitjen e hartave të zhurmës, informimin e publikut për këtë si dhe miratimin e planeve të punës nga ana e Qeverisë dhe komunave, bazuar në hartat e zhurmës. Projektligji për cakton edhe bazën e vendosjes së masave të komunitetit për zvogëlimin e zhurmës.

 

Me këtë, përveç tjerash, nga miratimi i ligjit xhamitë do të duhej ta zvogëlonin volumin gjatë thirrjes së ezanit e kishat po ashtu të kambanave./orainfo

Një shkrim tjetër i dobishëm  Krasniqi: Librat dua t’iu shërbejnë njerëzve që ta kuptojnë mirë Islamin

Categories

Archives