Sunday, 26/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Qeveria, Basha: Ekipi i Ramës me kamikazë e trafikantë


Qeveria, Basha: Ekipi i Ramës me kamikazë e trafikantë


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha sulmoi sot kryeministrin e ri Edi Rama se ka mbledhur në kabinetin e tij kamikazë dhe trafikantë. Në një konferencë për shtyp,Basha u shpreh se qeveria e re do të jetë një ekip eksperimental, jo në shërbim të qytetarit për për përmbushjen e dëshirës së Ramës për të qenë kryeministër.
lulzim basha

“Dje qytetarët dëgjuan nga Rama për ekipin që do të përballet me sfidat e qeverisjes, e bashkë me emrat e shqiptuar prej tij në veshët e shqiptarëve gjëmuan jehonat e të shkuarës, ekip eksperimental, me ministra te Ramiz Alisë, protagonistë të kapjes së shtetit dhe përfitimit nga pushtetit, sharësit shpifësit kundër vendin në 8 vitet e fundit. Duke përfshirë kamikaz personal ai shkelmoi demokracinë dhe shpiku rregulla të paqenë në funksion të mbajtjes së pushtetit për veten e tij. Pas tërheqjes së cdo premtimi nga zgjedhjet ai vërteton se qeveria nuk mund të jetë vec për të përmbushur endrrën e tij si kryeministër, ky nuk është ekipi që do i shërbejë qytetarit por do i përulet kryetarit. Shumë shpejt pasoja e këtij qëndrimi shpërfillës ndaj interesa do të rëndojnë mbi xhepat dhe tavolinat e tyre. PD është e vendosur që në respekt të demokracisë të përballet fuqishëm e të mbrojë interesat e vendit nga kjo skenë e paralajmëruar e kapjes sëpushtetit” tha Basha.

Në vijim të fjalës së tij Basha premtoi se PD të vijojë të mbrojë interesat e qytetarëve.

“Çdo shqiptar duhet ta di sot se shumë shpejt pasojat e këtij qëndrimi shpërfillës ndaj vullnetit të tyre do të rëndojë në xhepat e tyre. Partia Demokratike është e vendosur të përballet fuqishëm dhe të mbrojë interesat e qytetarëve nga kjo skemë e paralajmëruar e kapjes së pushtetit” shtoi Basha. /albeu/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Serbia shkel marrëveshjen për lëvizje të lirë të qytetarëve

Categories

Archives