Monday, 27/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Qetësimi i zemrave me të përmendurit e Allahut


Qetësimi i zemrave me të përmendurit e Allahut


zemra jone

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)

“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)

“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)

Vëllezër besimtarë!

Edhe pse të gjithë jemi krijesa të Allahut, edhe pse të gjithë jemi të krijuar prej një burri dhe gruaje, Ademit dhe Havvasë, megjithatë, përveç dallimit në ngjyre, gjuhë dhe zakone, dallojmë edhe në karakter e moral. Ka prej nesh që janë të kulturuar, edukuar dhe zemërbutë por ka edhe të ashpër, vrazhdë dhe zemërgurë. Të vërtetën e thotë Allahu në Kur’an kur tregon se:

“????? ?????? ??????????? ???? ?????? ?????? ?????? ?????????????? ???? ??????? ???????? ??????? ???? ???????????? ????? ??????????? ?????? ???????????? ??????? ??????? ????? ?????????? ?????????? ?????? ???????? ??????? ??????? ????? ???????? ???? ???????? ??????? ????? ??????? ????????? ?????? ???????????

Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasandej të forta si guri, e edhe më të forta, sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatëpjetë (nga maja e kodrës). All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju”. (el Bekare, 84)

Po, kështu janë zemrat nganjëherë; edhe më të forta se sa guri, prej të cilit rrjedh ujë dhe i cili rrokulliset nga frika prej Zotit të vet.

Të nderuar besimtarë!

Meqë Islami nuk është vetëm fe, me kuptim të izolimit brenda mureve të faltores, por është edhe program jete gjer në amshim, ai ka paraparë shërim për çdo sëmundje, zgjidhje për çdo problem, këshillë për çdo pyetje, sugjerim për çdo rast, dhe kështu, në rast të vrazhdësisë së zemrës, në rast se nuk ndien dhembshuri në zemrën tënde për bonjakun, të varfrin, të shtyrin në moshë, në rast se zemra jote nuk i bindet Allahut, Islami të gjen një zgjidhje perfekte, e cila jetën tënde do ta ktheje në një drejtim tjetër, gjithsesi më i mirë dhe më i arsyeshëm se ai që ishe në të më parë. Ai shërim është pikërisht DHIKRi-Përkujtimi i Allahut, dhe vëllezër besimtar, nëse dëshironi ta dini esencën dhe dobitë e tij, ejani së bashku me zemrat tona ta vizitojmë kopshtin e tij:

Vlera dhe dobitë e dhikrit

Dhikri është begati dhe dhunti e madhe, me të arrihen të mirat, largohen të këqijat, ai është force e zemrës, qetësi dhe prehje e shpirtit, është shpirt i jetës dhe jeti e shpirtit. Dhikri ka të mira të shumta porse ne –me lejen e Allahut- do të përmendim atë që është më me rëndësi.

– Dhikri shkak qe Allahu të të përkujtoj ty duke ngritur pozitën tënde lart tek melaiket. Thotë Allahu:

“????????????? ???????????? ??????????? ??? ???? ???????????

Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni”. (el Bekare, 152)

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Muhammedi, alejhi’s selam në një hadith kudsijj ka thënë:

“(Thotë Allahu) Unë jam tek robi Im ashtu siç më mendon, dhe jam me të kur më përkujton; nëse më përkujton në vete, e përkujtoj në Vete, nëse më përkujton në ndonjë grup njerëzish, do ta përkujtojë në ndonjë grup edhe më të mirë”.

Bazuar në këtë themi se me vend e ka patur Ibnu’l Kajjimi kur ka thënë: Sikur dhikri te mos kishte asnjë të mirë tjetër përveç kësaj do të mjaftonte.

– Dhikri të dhuron jetë dhe nga zemra e vdekur të bën një tjetër të gjallë përplot hare, gëzim, lumturi, dhembshuri, butësi e mirësi. Thotë Allahu:

“????????? ??????? ????????????? ??????????? ???????? ??????? ???? ???????? ??????? ??????????? ??????????

28. Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen” (err Rra’d, 28)

Thotë Muhammedi, alejhi’s selam:

“??? ???? ???? ??? ? ???? ?? ???? ??? ??? ???? ? ?????

Shembulli i atij që përkujton Allahut dhe atij që nuk e bën këtë është sikurse shembulli i njeriut të gjallë dhe njeriut të vdekur”. (Transmeton Buhariu)

– Dhikri të ruan prej atij, që dëshiron ta shkatërrojë ardhmërinë tënde, jo vetëm në këtë por edhe në botën tjetër. Ai është djalli i mallkuar, mjet mbrojtës kundër të cilit Allahu caktoi dhikrin. Thotë Allahu:

“???????? ????????????? ???? ???????????? ?????? ??????????? ????????? ??????? ??????? ???????

36. E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej djallit, ti kërko mbrojtje prej All-llahut, se vërtet Ai është dëgjuesi, i dijshmi!”. (Fussilet, 36)

– Dhikri është më i mirë se sa duaja ngase me dua njeriu kërkon dhe lyp prej Allahut ndërsa me dhikr njeriu falënderon, lëvdon dhe madhëron Allahun.

Të mirat dhe dobitë e dhikrit nuk kanë fund. Ka prej dijetarëve që në librat e tyre kanë numëruar më se 100 dobi, e që natyrisht nuk kanë patur për qëllimin përkufizimin e tyre, që nuk është as qëllimi ynë në këtë hytbe, porse ajo që do të duhej ne ta kuptonim këtu është se Dhikri nuk është vetëm fjale që përsëriten, nuk është vetëm thënie që e themi pas namazit duke rrokur tespihët në dorë. Jo, dhikri është shumëçka më shumë se kjo.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mbi eleminimin e pasojave të kafshimit helmues me anë të Fatihasë

A nuk thamë se me dhikr qetësohen zemrat?!

A nuk thamë se me dhikr na përkujton Allahu?!

Atëherë përse të mos e jetësojmë këtë realitet të dhiarit ne praktikën tonë, dhe nëse vëlla:

Nuk mundesh ta ulësh shikimin nga harami përkujtoje Allahun.

Nëse je larguar prej adhurimit përkujtoje Allahun!

Nëse ke brenga të shumta përkujtoje Allahun!

???? ???? ?? ???? ?????? ?????? ???? ????? ???????? ???? ???? ???? ??????? ???? ?????? ?????? ?? ???? ?????? ???????? ?? ???? ???? ?????????? ??? ??? ???????? ?????? ???? ???? ??? ??????.

***

(Hytbeja e dyte)

????? ???? ????? ??? ????? ????????? ??????? ???????? ???????? ???????? ???????? ???????? ????????? ??? ???????? ?????? ???? ????? ??????? ???? ??????? ????????? ???? ???? ?????? ????? ????? ???? ???? ??????? ??????? ???????? ????????? ??? ????? ?????? ?? ?????? ????? ???????.

Falënderimet i takojnë Allahut, që bëri bashkimin e zemrave të besimtarëve dhe me begati të Tij u bën vëllezër. Ndërsa përshëndetjet dhe bekimet më të pastra dhe më të ngrohta qofshin mbi shëmbëlltyrën tonë të mirë, Muhammedin, i cili bashkimin e bëri veti dhe tipar të monoteisteve. Paqja qoftë mbi të dërguarin e Allahut, familjen e tij të pastër, shokët e tij të ndershëm dhe pasuesit e tij dhe tyre gjer në amshim!

Vëllezër muslimanë!

Ato që dëgjuat më parë ishin të mirat e dhikrit por mos harroni se largimi prej tij, harrimi me apo pa qëllim i tij, shkakton të këqija, fundin e te cilave e di vetëm Allahu.

– Allahu ka kërcënuar me dënim te madh e ka thënë:

” ?????? ?????????? ??? ????????? ??????? {99} ???? ???????? ?????? ????????? ???????? ?????? ???????????? ??????? {100} ?????????? ????? ?????? ?????? ?????? ???????????? ???????

dhe nga ana jonë ta dhamë ty shpalljen plot përkujtime. 100. Kush i kthen shpinën kësaj (shpalljes – Kur’anit), ai do ta bartë në ditën e kijametit barrën më të rëndë. 20:101. Nën atë do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa barrë e keqe është për ta në ditën e kijametit. (Ta Ha 99-101)

– Nëse Allahun nuk e ke përkujtuar dhe nuk ke vepruar sipas urdhrave të Tij dije se edhe Ai do të harroj ty, jo harresë siç mendon ti por harresë që nënkupton largimin prej mëshirës së Tij ndryshe veprat e tua do të jenë të shënuara, përkujtova apo jo Allahun. Thote Allahu:

“??????? ????????? ??????????? ????? ????????? ??????? ?????????? ????? ????????????? ???????? ????? ?????? ???? ??????????

E u thuhet: “Sot po u lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj dite, vendi juaj është zjarri, për ju nuk ka ndihmëtarë”. (el Xhathije, 34)

“????????? ????? ????????? ??????? ?????????? ????? ?????? ???????????? ????????? ??????? ????????? ????? ???????? ???????????

Prandaj shijoni këtë (dënim) për shkak se ju e patët harruar takimin tuaj në këtë ditë, e edhe Ne tash ju harruam juve, ndaj, për shkak të asaj që keni vepruar, shijoni dënimin e përjetshëm”. (es Sexhde, 14)

– Përmendja e paktë Allahun, subhanehu ve teala, është prej veçorive të mynafikëve. Thotë Allahu:

“???? ????????? ??????????? ?????? ??????? ????????????? ???????????? ????????? ???? ?????????????

E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit”. (el Hashr, 19)

” ????? ??????????????? ???????????? ?????? ?????? ??????????? ??????? ???????? ????? ?????????? ???????? ???????? ?????????? ???????? ????? ??????????? ?????? ?????? ????????

Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun.” (Nisa 142)

– Nuk ka më të padrejtë ndaj Allahut dhe vetvetes se ai, i cili kthen shpinën përkujtimit të Allahut, sepse Allahu në disa ajete ia përkujtoi këtë gjë ndërsa ai megjithe këtë nuk mori mësim por vazhdoi në padrejtësinë (zullumin) e tij derisa arriti kulminacionin në të. Thotë Allahu:

” ?????? ???????? ?????? ??????? ???????? ??????? ?????????? ??????? ???????? ??? ????????? ???????

Kush është më zullumqar se ai që është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e ua kthen shpinën atyre dhe harron atë që vetë e punoi? ” (Kehf 57)

– Nëse Allahu, siç përmendëm më parë, dhikrin e bëri mburojë prej djallit, atëherë harrimin e tij e bëri shkas që djalli të mbizotërojë mbi ne. I larguari nga dhikri i Allahut konsiderohet pjesëtarë i partisë së shejtanit dhe si rezultat ai konsiderohet prej të humburve. Thotë Allahu:

“??????????? ?????????? ???????????? ???????????? ?????? ??????? ?????????? ?????? ???????????? ????? ????? ?????? ???????????? ???? ?????????????

Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e All-llahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dijeni se ithtarët e djallit janë më të dëshpëruarit”. ( Muxhadele 19)

– I larguari nga përkujtimi i Allahut jeton jetë të shthurur, të parehatshme, edhe nëse sipërfaqësisht duket se edhe duke jetuar në luks, ndërsa në Ditën e Tubimit (Kiametit) do të ringjallet i verbër sepse është shtirur si i verbër ndaj dhikrit te Allahut në dynja, siç thotë Allahu:

“?????? ???????? ??? ??????? ??????? ???? ????????? ?????? ???????????? ?????? ???????????? ???????

E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.” (Ta Ha 124)

Muslimanë të nderuar!

Përkujtojeni Allahun, faleni namazin dhe dërgoni salavat mbi Muhammedin, alejhi’s selam, që Allahu dhe i dërguari i Tij të jenë të kënaqur me ne!

??????? ???? ?????? ????? ??? ??????? ???????? ???????? ??????? ?????? ????? ??????? ?? ??????? ???????? ???????? ?????????? ??? ??? ???? ?????? ???? ? ?????? ?????? ?? ??????!

***

Sedat Gani Islami

Categories

Archives