Tuesday, 30/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Qendra e lumturisë


Qendra e lumturisë


lumturia a

Begatia më e madhe dhe e pazëvendësueshme është kur di të fusësh lumturi e qetësi në zemrën tënde, ngase një zemër e qetë dhe e gëzuar mban fryte të paluhatshme, prodhon vepra të lëvduara, dhe mbron shpirtin nga pasiviteti.

Eshtë thënë se: lumturia është art që mësohet, e kush di si ta tërheqë dhe të arrijë tek ajo, e ka marrë dobinë prej periudhave të kohës dhe drejtimit të jetës, si dhe të gjitha begatitë që i ka në dorë dhe pas dore.

Rrënja e lumturisë është qëndrueshmëria e fortë, që nuk luhatet nga vështirësitë e as lëviz nga ngjarjet. Ajo nuk shqetësohet për të kotat, dhe sipas fuqisë së zemrës e pastërtisë së saj shkëlqen shpirti.
Në të vërtetë, valët e jetës, dobësia e forcës dhe frika e shpirtit, janë shkaqe për pikëllimin, mërzinë dhe dëshpërimin, e atij që ia mësoi vetes durimin dhe forcë iu lehtësuan shqetësimet dhe iu pakësuan turbullirat.

Marrë nga libri ”Mos u Trishto”-Aid el Karni

Një shkrim tjetër i dobishëm  22 veprime për ta bërë jetën të lumtur

Categories

Archives