Saturday, 10/12/2016 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Qelizat burimore të fetusit riparojnë organet e dëmtuara të nënës!


Qelizat burimore të fetusit riparojnë organet e dëmtuara të nënës!


fetusi
?Cilat janë lajmet e reja: Shkencëtarët po i kushtojne orë të panumërta kërkimore trajtimeve bazuar mbi qelizat embrionale, diferencimin e këtyre qelizave pllakëz-bosh nga embrionet në qelizat e trurit, në qeliza të retines të ndieshme në dritë, dhe në qeliza të gjakut dhe më shumë per zëvendësimin e indit te dëmtuar ose të shkatërruar në trup . Tani, një studim i ri në minj tregon se natyra veç më e ka arritur këtë gjë: Kur një mi shtatëzënë ka sulm në zemër, fetusi i saj i dhuron qeliza burimore për të ndihmuar rindërtimin e indit të dëmtuara të zemrës.


?Shkencëtarët e filluan me dy grupe të minjve: minjt normal dhe minjt me inxhniering gjenetik për të shprehur proteinën e gjelbërt fluoreshente (GFP), e cila në qelizat ku ndodhet ndriçon gjelbërt kur ekspozohet ndaj dritës së kaltërt.Ata çiftëzuan femrat normale me meshkujt GFP-podhues. Kjo nënkuptonte se gjysma e fetuseve qe rezultojne nga kjo kanë gjenin GFP , gjithashtu, duke e bërë ndriçimin e qelizave te tyre. Dymbëdhjetë ditë më vonë, më pak se dy të tretat e shtatzënise normale te miut- te gjysma e minjeve shtatzëna hulumtuesit shkaktuan sulme në zemer.


?Dy javë pas sulmeve në zemër kur shkencëtarët kontrolluan indin e zemrës të miut femër, ata gjetën shumë ind ndriçues me ngjyrë të gjelbert- qelizat qe kishin ardhur nga fetusi në zemrën nenës. Te minjtë të cilët kanë pasur sulme në zemër kishte tetë herë më shumë qeliza nga fetusi se sa në minjtë të cilët nuk kishin pasur një sulm në zemër , me çka tregon se sasia e lartë e qelizave nga fetusi ka qenë një pergjigje ndaj sulmeve në zemër.


?Çfarë ka me shumë ketu, qelizat burimore embrionale ishin diferencuar në lloje të ndryshme të indit të zemrës, duke përfshirë edhe diferencimin e tyre ne kardiomiocite, qelizat muskulore të zemrës , ritmikisht të kontraktueshme të cilat prodhojnë rrahjet e zemrës.


?Mjekët kanë vërejtur se gratë të cilat kane përjuar pamjatueshmëri të zemrës gjatë shtatzënisë ose menjëherë pas lindjes kanë shkalle më të lartë të shërimit se çdo grup tjetër të pacientëve me pamjaftueshmeri të zemrës. Ky studim sugjeron se qelizat burimore të fetusit të njeriut mund të ndihmojë nënat tona, sikurse nënat minj, të shërohen nga dëmtimi i zemrës. Kjo gjithashtu mund të shpjegojë një observim tjetër klinik mjaf kurioz: ne zemrat e dy grave që kanë vuajtur nga pamjaftueshmëria e rëndë e zemres më vonë u gjet se përmbajë qeliza që rrjedhin nga qelizat e fetusit mashkull një vit pasi i kishin lindur ato.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Puthja e nënës, efektive kundër infeksionit

?E njëjta gjë duket se eshte e vërtetë edhe për organet tjera. Kur shtatzënat kanë dëmtime në organet e tjera, duke përfshirë trurin, mushkërite dhe të mëlçinë, studimet e mëparshme kanë treguar, qelizat e fetusit gjithashtu shihen edhe atje.
E ardhmja: Që kur qelizat burimore fetale mund të izolohen lehtësisht nga placenta, studiuesit theksojnë, se ata mund të sigurojne burime të shumta e qelizave staminale për trajtimin e dëmtimit të zemrës.

Përktheu dhe përshtati: Stafi i shoqates,,Etika”

image_pdf

Categories

Archives